Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Dekreti për protestat nuk mund të votohet në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një ne... Gjendet e pajetë në tualetin e shtëpisë 43-vjeçarja në Maliq, dyshimet e para Studentët krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë” Pasagjeri tentoi të hapte derën e kabinës, avioni me destinacion Çikagon bën ulje emergjente në Arizona (VI... “Hiqni lulen si simbol, vendosni shkopin e bejsbollit”, Zhupa kritika për PS-në, sulmon dhe Ballën: A e mba... Macron i vendos ultimatum BE-së: T5 arrihet marrëveshja për buxhetin deri në fund të vitit, ose Franca tërh... PD: 7 vite pas tërmetit, Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë, bonuset e qirasë janë ndërprerë Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët Skandali/ Vinçesk Piroli në kërkim për vrasjen e policit, gjyqtarët e Apelit e liruan nga qelia Kompania B52 lë tre muaj pa paguar punëtorët, i thërret vetëm kur i duhet prodhimi Trafiku ajror drejt Gjirit Persik devijohet papritur! Kuvajti intercepton dronët iranianë, plagosen 4 perso... Tabaku: Kompetencat që i jepni Policisë e çojnë vendin në vitin 1991
POLITIKE

Deputeti Redi Muçi akuzon eurokomisioneren Marta Kos: Mbështetja juaj ndaj Ramës po dëmton reputacionin e BE

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi i është drejtuar komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, ku ka ngritur shqetësime për mbështetjen e BE-së ndaj qeverisë shqiptare

P
Piranjat26 November 2026, 18:37 · 2 min lexim
Deputeti Redi Muçi akuzon eurokomisioneren Marta Kos: Mbështetja

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi i është drejtuar komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, ku ka ngritur shqetësime për mbështetjen e BE-së ndaj qeverisë shqiptare.

Muçi kritikoi qëndrimin e institucioneve europiane, duke theksuar se procesi i integrimit nuk duhet të vijë në kurriz të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe respektimit të të drejtave themelore në Shqipëri.

“Mbështetja e palëkundur që ju i keni dhënë deri tani autokratit të fundit të Ballkanit, thjesht sepse qeveria e tij ka përafruar legjislacionin me ‘acquis communautaire’, po dëmton reputacionin e BE-së, po vë në diskutim vlerat që përfaqëson BE dhe po fermenton skepticizëm mes bashkatdhetarëve të mi.

Këtë po jua thotë një europian që do që Shqipëria të hyjë në BE sa më parë. Shqiptarët kërkojnë demokraci tani, shtet ligjor tani, jo pasi të futen në BE. Shqiptarët kërkojnë shtet ligjor tani e jo pasi të futemi në BE.

Kuptoj që ju mbështesni procesin e jo njeriun, por njeriu po përdor procesin si justifikim për të mbajtur pushtetin e për t’i shkaktuar dëm të papërshkrueshëm vendit tim.

Ju jeni në pozicion të privilegjuar për ta mbajtur Ramën përgjegjës për shkelje të të të drejtave themelore, të pronës, të mjedisit dhe të shtetit ligjor në Shqipëri, ndërkohë që çoni përpara një proces të rëndësishëm strategjik që është zgjerimi i BE.

Uroj ta bëni, se për një kohë të gjatë na keni thënë që duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë. Integrimi është një proces për të cilin ia vlen të luftosh”, tha Muçi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.