‘Përmes aktit normativ, qeveria futet në xhepin e qytetarëve’, Grimçi: Qëllimi të sfumohet e shpërbëhet protesta
Avokatja Eda Grimçi shprehet se akti normativ i nxjerrë nga qeveria për gjobat ndaj protestuesve, ka si qëllim të vetëm sfumimin dhe shpërbërjen e protestave kundër qeverisë. E ftuar në...

Avokatja Eda Grimçi shprehet se akti normativ i nxjerrë nga qeveria për gjobat ndaj protestuesve, ka si qëllim të vetëm sfumimin dhe shpërbërjen e protestave kundër qeverisë.
E ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Grimçi tha se përmes aktit normative, qeverua fut duart në xhepin e qytetarëve, duke i goditur në këtë mënyrë ekonomikisht qytetarët.
Fjala e saj;
Është akti normativ kundër protestës, në thelb është hilja e Ramës që përdor për të sfumuar e shpërbërë protestën. Ka të bëjë vetëm me kundravajtje administrative jo ashpërsim të Kodit Penal. Goditen protestuesit paqësore, qyetarët e thjeshtë dhe jo ai që pretendohet se ushtron dhunë në protestë.
Akti normativ ëshsë bërë enkas kundër qytetarëve që të mos dalin në protestë duke u futur dorën në xhep. E provuan me shantazhe, tani shqiptarin e kapin në xhep. Ndalin qytetarin e thjeshtë që proteston për nevoja bazike.
Ata kërkojnë të mos lejojnë grumbullimin e të ulin numrin e protestuesve. Janë gjobitur studentë e gjimnazistë që mbahen ekonomikisht nga familja, ndaj PD ka ndërmarrë hapa dhe e ka goditur në GJK.
Pas 14 vitesh shkejle të kushtetutës, është skema anticovid. Në fund do t’i falë. Qëllimi është të pakësojnë pjesëmarrësit në protestë duke i gjobitur. Nën petkun e këtij akti normativ nuk lejohet të qëndrosh në një vend. Janë masa që merren në emergjencë në situatë emergjente dhe s’pyet njeri për kushtetutë.
Rama e provoi me presion ndaj gjyqtarëve dhe prokurorë e s’ia doli. Në një shtet normal do të kishte nisur hetim i brendshëm dhe nga ana e prokurorisë për ata persona që kanë thyer ligjin me thyerje kockash. Në prokurori s’ka asnjë hetim për këto që kanë shkelur ligjin, për tejkalim apo shpërdorim detyre për policinë.
Lexo edhe
POLITIKE
Veliaj do të dalë me kandidat të tij për Bashkinë e Tiranës? Plarent Ndreca: Të gjitha mundësitë janë të hapura

“PS ka vetëm një pronar”, Nesho: Rama i trajtoi socialistët si ushtarë të pushtetit të tij

Vangjeli: Në PS nuk ka më njerëz me autoritet moral, Rama ka krijuar Republikën e Drejtorëve

Shkullaku: Rama në pikën më të dobët! Po eliminon këdo që i del përpara në PS

‘Rama, autokrat edhe me të vetët…’/ Bushati: Ja çfarë tregojnë përplasjet brenda PS-së





