Reuters: Revolta e Gjeneratës Z përfshin Evropën, Shqipëria mes vendeve ku studentët kërkojnë ndryshim dhe dorëheqjen e Ramës
Nga Beogradi në Tiranë, mijëra të rinj po dalin në rrugë kundër korrupsionit, kushteve të dobëta në arsim, mun...
Nga Beogradi në Tiranë, mijëra të rinj po dalin në rrugë kundër korrupsionit, kushteve të dobëta në arsim, mun...
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Prezë-Vorë. Një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasoj...
Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët grekë, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), i shoqëruar nga avokati i tij, Ulian Barjami. C...
Një ofertë e pretenduar prej 1 miliard dollarësh, në këmbim të ndalimit të sulmeve të rebelëve Huthi ndaj Arabis&eu...
Agjencia e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe Shqip&...
Denis Meçe është arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi&...
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari shqiptar i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, po i nënshtrohet m&eum...
Nga raportimet për dhunë e kanosje te betejat për kujdestarinë e djalit dhe pasurinë e përbashkët, Arlinda Zekaj kërkoi ...
Edi Rama vijon t’u kërkojë studentëve të ulen në tryezën e dialogut, ndërsa protesta kundër qeverisë h...
Nga Beogradi në Tiranë, mijëra të rinj po dalin në rrugë kundër korrupsionit, kushteve të dobëta në arsim, mungesës së mundësive ekonomike dhe një politike që, sipas tyre, nuk i dëgjon. Reuters i kushton vëmendje protestave të Gjeneratës Z në Evropë, duke përfshirë edhe lëvizjen studentore në Shqipëri, ku kërkesat për ndryshim janë përqendruar te qeveria e Edi Ramës. Zemërimi i të rinjve po shndërrohet në një lëvizje proteste që përfshin gjithnjë e më shumë vende të Evropës. Nga periferitë e Parisit te sheshet e Beogradit dhe rrugët e Tiranës, studentët dhe të rinjtë po kundërshtojnë korrupsionin, pabarazinë, kushtet e dobëta në shkolla dhe mungesën e perspektivës për të ardhmen. Në një artikull të publikuar këtë të mërkurë, agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters analizon përhapjen e protestave të Gjeneratës Z, duke evidentuar pakënaqësinë e një brezi që ndihet i përjashtuar nga vendimmarrja dhe që kërkon të ketë më shumë ndikim në të ardhmen e vendeve të tij.
Një nga sloganet që po përdoret nga lëvizjet rinore është: “Nëse digjemi ne, edhe ju digjeni me ne!”, një frazë e marrë nga filmi i vitit 2012, “Lojërat e Urisë”, e cila është shndërruar në simbol të zemërimit dhe kërkesës për ndryshim. Shqetësimet janë të ngjashme në shumë vende: shkolla me kushte të papërshtatshme, mungesë mësuesish, vështirësi ekonomike, kosto të larta jetese, probleme me strehimin dhe bindja se institucionet nuk u përgjigjen kërkesave të qytetarëve.
Shqipëria, pjesë e valës së protestave studentore
Në analizën e saj, Reuters ndalet edhe te Shqipëria, ku protestat e udhëhequra nga studentët kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama janë nxitur nga zemërimi për korrupsionin e perceptuar, mungesën e vendeve të punës dhe problemet e sistemit arsimor. Sipas agjencisë, demonstratat kanë përfshirë Tiranën dhe janë përhapur edhe në qytete të tjera të vendit. Reuters citon studenten 19-vjeçare të arkitekturës, Xyke Kurti, e cila shprehet se kryeministri nuk i ka dëgjuar protestuesit për më shumë se katër muaj.
“Kryeministri ynë kaloi 130 ditë duke mos na dëgjuar”, deklaron ajo. Studentja ngre shqetësimin për mungesën e perspektivës që të rinjtë shohin në Shqipëri, duke theksuar se shumë prej tyre e lidhin të ardhmen e tyre me largimin nga vendi. “Nëse pyet një student në Shqipëri, ‘ku e sheh të ardhmen tënde?’, të gjithë thonë ‘jashtë këtij vendi’”, shprehet Kurti. Ajo argumenton se, pavarësisht talentit dhe përpjekjeve personale, të rinjtë shpesh mendojnë se përballen me një sistem ku lidhjet kanë më shumë peshë sesa aftësitë.
Këto shqetësime vijnë në një moment kur protesta studentore në Shqipëri ka shkuar përtej kërkesave për kushte më të mira në universitete. Protestuesit kanë ngritur edhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e shndërruar pakënaqësinë ndaj arsimit dhe mungesës së perspektivës në një kundërshtim më të gjerë ndaj qeverisjes.
Serbia, shembulli që frymëzon lëvizjet rinore
Një tjetër pikë e rëndësishme e analizës së Reuters është Serbia, ku lëvizja studentore ka marrë përmasa të mëdha pas protestave kundër korrupsionit dhe pakënaqësisë ndaj qeverisjes së Aleksandar Vuçiçit.
Studentja protestuese Stasa Piletic përshkruan ndjenjën e lehtësimit dhe lirisë që, sipas saj, shoqëroi zhvillimet politike në vend. “Personalisht, ndiej një ndjenjë fitoreje. Ndjej se më në fund kaluam nga protestat në përgjegjësi”, shprehet ajo. Megjithatë, Reuters vëren se kalimi nga protesta te qeverisja përbën një sfidë të re për lëvizjet studentore, të cilat duhet të tregojnë se mund t’i kthejnë kërkesat e tyre në ndryshime konkrete. Një tjetër protestues serb, Luka Stojakovic, shprehet se përvoja politike nuk është domosdoshmërisht garanci për qeverisje të mirë, duke iu referuar pasojave të vendimeve të drejtuesve të deritanishëm.
Të rinjtë ndihen të përjashtuar nga e ardhmja
Pakënaqësia e Gjeneratës Z nuk kufizohet vetëm te politika. Në Francë dhe Itali, të rinjtë po protestojnë edhe për kushtet e shkollave, mungesën e stafit arsimor, pagat e ulëta dhe vështirësitë për të siguruar një banesë.
Chiara, një studente 21-vjeçare në Milano, e përshkruan pjesëmarrjen në protesta si një reagim kolektiv ndaj zemërimit të akumuluar. Sipas saj, dëmi më i madh që klasa drejtuese i ka shkaktuar brezit të saj është kufizimi i aftësisë për të imagjinuar një të ardhme dhe për të ëndërruar. Edhe në Belgjikë, studentët kanë protestuar për kushte më të mira në shkolla. Maya Gourdel, 19 vjeçe, e cila studion në Bruksel, thotë se përpjekjet për të protestuar në mënyrë paqësore nuk morën vëmendjen e duhur. “U përpoqëm ta bënim në mënyrë pasive. Askush nuk na dëgjoi. Vetëm kur njerëzit filluan të digjnin mbeturina ose gjëra të tilla, media dhe kamerat filluan të na e tregonin”, shprehet ajo.
Ndërkohë, të dhënat e cituara nga Reuters tregojnë se kostoja e jetesës mbetet një shqetësim madhor për të rinjtë në Bashkimin Evropian. Sipas një ankete të publikuar në vitin 2025, 40% e të rinjve të moshës 16–30 vjeç e identifikonin rritjen e çmimeve dhe koston e jetesës si shqetësime kryesore. Po sipas të dhënave të përmendura në artikull, në vitin 2025, rreziku i varfërisë ose përjashtimit social në Bashkimin Evropian ishte më i lartë te grupmosha 18–24 vjeç, duke arritur në 26.3%.
Një brez që kërkon të dëgjohet
Protestat e Gjeneratës Z kanë shënuar zhvillime të rëndësishme në vende të ndryshme të botës, nga Bangladeshi në vitin 2024 dhe Nepali në vitin 2025, deri te lëvizjet e fundit në Evropë.
Pavarësisht dallimeve mes vendeve, kërkesat e të rinjve kanë një pikë të përbashkët: dëshirën për institucione më të përgjegjshme, arsim më cilësor dhe mundësi reale për të ndërtuar jetën në vendin e tyre. Në Shqipëri, kjo pakënaqësi po shprehet përmes protestave studentore, të cilat kanë vënë në qendër të debatit publik përgjegjësinë e qeverisë, gjendjen e arsimit dhe perspektivën e brezit të ri. Mesazhi që përcjell kjo valë protestash është se një pjesë e të rinjve nuk mjaftohen më me premtime apo thirrje për dialog, por kërkojnë që institucionet t’u përgjigjen konkretisht shqetësimeve të tyre.
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Prezë-Vorë. Një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasoj...
Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët grekë, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), i shoqëruar nga avokati i tij, Ulian Barjami. C...
Denis Meçe është arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi&...
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari shqiptar i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, po i nënshtrohet m&eum...
Në majin e vitit 1954, gazeta e diasporës shqiptare në SHBA “Shqipëria” botoi një histori që për shumë emigr...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 81.9 lekë. Ndërkoh&...
Buxheti i shtetit ka regjistruar një suficit rekord prej 70.3 miliardë lekësh (rreth 756 milionë euro) në nëntë muajt të...
Shqipëria pritet të përjetojë një ditë me mot kryesisht të qëndrueshëm të mërkurën, më 28 tetor...
Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozo...