Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset për vdekje 64-vjeçari Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr...
SHOWBIZ

“Po humbisja kontaktin me realitetin”, Françeska rrëfen periudhën e vështirë

P
Piranjat10 November 2026, 20:35 · 3 min lexim
“Po humbisja kontaktin me realitetin”, Françeska rrëfen

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Françeska Murati, ka bërë një rrëfim në rrjetet sociale, duke folur për një periudhë të vështirë të jetës së saj, ndikimin e lajmeve të pavërteta dhe gjërat për të cilat është penduar.

Gjithçka nisi pasi një ndjekës e pyeti se si ndihej dhe për çfarë ishte penduar më së shumti në jetë. Françeska nuk hezitoi të përgjigjej, duke zbuluar se kishte kaluar një periudhë gjatë së cilës nuk ishte ndier aspak mirë emocionalisht.

“Ishte një periudhë që nuk po ndihesha aspak mirë. Isha thjesht në autopilot, duke vazhduar përpara, sepse në fund të fundit, çfarë do bësh tjetër?”, u shpreh ajo.

Françeska tregoi se gjatë asaj kohe përballej vazhdimisht me lajme dhe pretendime të ndryshme që qarkullonin për të nëpër portale. Madje, sipas saj, prindërit ia dërgonin çdo ditë këto publikime.

“Çdo ditë prindërit më dërgonin portale, lajme dhe shpifje të reja. Çdo ditë një histori tjetër, një gënjeshtër tjetër”, rrëfeu ajo, duke shtuar se situata kishte arritur deri në atë pikë sa po fillonte të humbiste kontaktin me realitetin.

Ish-banorja e BBVA foli edhe për pendesat e saj, duke pranuar se për një kohë të gjatë ishte përpjekur të bënte gjithmonë atë që të tjerët prisnin prej saj, në vend që të ndiqte dëshirat personale.

Ajo theksoi se sot e ka kuptuar se, pavarësisht përpjekjeve për të mos gabuar apo zhgënjyer askënd, gjithmonë do të ketë njerëz që do të gjejnë arsye për ta gjykuar.

Në fund, Françeska dha një mesazh për ndjekësit, duke i këshilluar të jetojnë sipas dëshirave të tyre dhe të mos e shtyjnë lumturinë për hir të miratimit të të tjerëve.

“Njerëzit që janë vërtet të lumtur me jetën e tyre nuk e kalojnë kohën duke u përpjekur të shkatërrojnë jetën e dikujt tjetër”, përfundoi ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.