Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike
POLITIKE

“15 mijë dollarë nata”, Koçeku ngre pikëpyetje për akomodimin e Ramës në New York: Kush e paguan faturën?

P
Piranjat25 September 2026, 16:22 · 1 min lexim
“15 mijë dollarë nata”, Koçeku ngre pikëpyetje

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar pas publikimit të një videoje nga shqiptarë në New York, të cilët kanë filmuar kryeministrin Edi Rama dhe pjesëtarë të delegacionit shqiptar pranë hotelit ku pretendohet se janë akomoduar.

Në reagimin e saj, Koçeku ngre pikëpyetje mbi kostot e qëndrimit të kryeministrit, duke pretenduar se një natë në hotelin në fjalë mund të kushtojë rreth 15 mijë dollarë. Sipas saj, kjo shumë është e barabartë me rreth 60 pensione të një pensionisti shqiptar.

“Sipas një videoje të shpërndarë nga shqiptarët e Neë York-ut, kryeministri po rri në një hotel në Tribeca. Dhoma më e vogël është 22 metra katrorë dhe thuhet se aty kushton rreth 15 mijë dollarë nata“, shprehet ajo.

Deputetja e zhvendos më tej vëmendjen te burimi i financimit të akomodimit, duke kërkuar transparencë se kush e ka paguar faturën e qëndrimit të kreut të qeverisë.

“Kjo faturë do të thotë tre gjëra, ose këtë faturë e paguan shteti, domethënë, ju, ose e paguan ai vetë, dhe një foto e faturës e zgjidh muhabetin, pse faturën e paguan dikush tjetër. Pyetja nuk është më sa, por kush?”, përfundon deputetja.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.