Përplasjet mes studentëve protestues dhe policisë vijojnë prej 4 orësh para Ministrisë së Arsimit, ku situata është tensionuar, ndërsa uniformat blu u janë përgjigjur protestuesve me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Protesta nisi në orën 14:00 me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë së tij.
Për rreth 60 minuta studentët vijuan paqësisht protestën me thirrje dhe parulla kundër qeverisë, ndërsa më pas hodhën drejt godinës së Ministrisë vezë por edhe pllaka trotuari duke thyer xhamat e institucionit. Ata shembën edhe kangjellat e trotuarit, ndërsa arritën të hapin edhe një prej dyerve metalike të Ministrisë.
Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, duke tentuar të shpërndajë studentët.
Por studentët kanë vijuar rezistencën përpara institucionit, teksa atyre u janë bashkuar edhe mijëra të tjerë të cilët marshuan nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Përplasjet vijojnë ndërsa policia nuk kursen gazin lotsjellës, pa kriter, dhe ujin me presion drejt të rinjve.
Studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.
Situata e tensionuar vjen në ditën e 136-të të protestave kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, studentët vijojnë të qëndrojnë në protestë, duke shënuar një tjetër përballje mes qytetarëve dhe forcave të rendit.
Protesta vijon mes tensioneve, ndërsa përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit me presion ka përshkallëzuar situatën para Ministrisë së Arsimit.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
13 Tetor18:04
Reuters jehonë protestës së studentëve në Tiranë: Demonstrata mes një vale më të gjerë të aktivizmit studentor në Evropë
Studentët protestues hodhën tulla dhe blloqe betoni drejt Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë në Tiranë, ndërs...
POLITIKE
13 Tetor17:53
Përplasjet te Ministria e Arsimit, reagon PD: Koha e Ramës mbaroi, pushteti nuk e mbron më
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me protestën e sotme studentore dhe tensionet e krijuara para Ministrisë së Arsimit, ku pati përplasje ...
POLITIKE
13 Tetor17:10
Boçi pas dhunës ndaj studentëve: Ky regjim duhet shembur me protestë mbarëqytetare
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga policia ndaj studentëve gjatë protest...
POLITIKE
13 Tetor17:04
VIDEO/ Studentët e gjakosur brenda furgonit të policisë, deputeti Kapri- policëve: Do mbani përgjegjësi!
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka qenë pranë studentëve të dhunuar nga policia në protestën e sotme para Minis...
POLITIKE
13 Tetor16:52
Berisha reagon për dhunën në protestën e studentëve: Stop terrorit të banditëve të narkoshtetit!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj studentëve gjatë protestës në Tiranë, duk...
POLITIKE
13 Tetor16:26
Pas shkrirjes së 15 Bashkive, PS gati të shkurtojë edhe numrin e deputetëve
Pas shkrirjes së 15 Bashkive, socialistët duket se do të ndërmarrin një tjetër nisëm. Kryetari i Grupit Parlamentar të P...
POLITIKE
13 Tetor15:36
“Duart larg studentëve!” Gazment Bardhi apel policisë: Ndalni terrorin ndaj rinisë
“Mos dhunoni studentët! Ndalni terrorin policor ndaj rinisë!” Këtë mesazh u përcolli kreu i grupit të PD-së Gazme...
POLITIKE
13 Tetor14:52
Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat, ja çështjet që pritet të diskutohen!
Menjëherë pas kthimit nga Luksemburgu ku mbahet konferenca e 10 ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-s, kryeministri Edi Rama do ti d...
POLITIKE
13 Tetor11:03
Opozita braktis Konferencën e Kryetarëve, Tabaku: E keni kthyer Kuvendin në tallje
Opozita ka braktisur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, në shenjë kundërshtimi ndaj zhvillimeve dhe vendimmarrjes në Ku...
POLITIKE
13 Tetor10:53
‘Po i serviloset Izraelit’, Koka: Ron Yeffet po i ofron Ramës një shërbim që i duhet fort
Gazetari Bledian Koka thotë se biznesmeni izraelit Ron Yeffet po i ofron Ramës një shërbim që i duhet fort.
I ftuar në ‘K...