Rama shtron "sofrën e dialogut" para Kryeministrisë: Ftesë për bisedim mes protestave
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij për dialog me protestuesit, duke zgjedhur një formë simbolike për të p&e...
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij për dialog me protestuesit, duke zgjedhur një formë simbolike për të p&e...
Protesta e studentëve shënon sot ditën e 12-të, ndërsa vijojnë përgatitjet për tubimin kombëtar të paralajm&...
DashiMarrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni me çdo...
Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira në pjesën më...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas njoftimit të Kryetarit të Kuvendit për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin më 15 prill 2026, për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Sipas Partia Demokratike e Shqipërisë, shqyrtimi i kësaj çështjeje në këtë moment, pa u zbardhur vendimi i Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, përbën një “akt të paprecedent” dhe bie ndesh me parimet e shtetit ligjor.
Në reagimin e saj, opozita e cilëson këtë veprim si injorim të autoritetit të Gjykatës Kushtetuese dhe cenim të besimit publik tek vendimet e saj, duke e konsideruar njoftimin e Kryetarit të Kuvendit si antikushtetues.
REAGIMI
Kryetari i Kuvendit ka njoftuar sot thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për në datë 15.04.2026, ora 12:00, me rend dite: “Shyrtimi i projektvendimit “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Ky njoftim bëhet në kushtet kur projektvendimi përkatës përfshinë dispozita që janë shfuqizuar njëzëri nga Gjykata Kushtetuese, duke injoruar autoritetin e kësaj të fundit dhe në shkelje të parimeve bazë të funksionimit të shtetit ligjor.
Secili qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe partnerët tanë ndërkombëtar kujtojnë se për 3 muaj, Kryetari i Kuvendit z. Niko Peleshi refuzoi të thërriste mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të ish-Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, me arsyetimin se po priste zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me një kërkesë të Kryeministrit që nuk kishte asnjë lidhje me çështjen që shqyrtonte Kuvendi i Shqipërisë.
Ndërkohë që në rastin konkret, edhe pse rendi i ditës është qartësisht i lidhur me zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të njoftuar në datën 23 Shkurt 2026, Kryetari i Kuvendit ka ftuar deputetët në mbledhje, pa pritur zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo praktikë bie ndesh me nenin 132 të Kushtetutës dhe provon edhe njëherë vullnetin e mazhorancës për të injoruar zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Duke e konsideruar këtë akt si të paprecedent, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, dënon me forcë provokimin e Kryetarit të Kuvendit z. Niko Peleshi dhe e konsideron njoftimin e bërë prej tij për të mbledhur Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ende pa u njoftuar vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese, si një veprim antikushtetues, që cënon parimet bazë të shtetit ligjor dhe cenon besimin e publikut tek autoriteti i padiskutueshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, i ftuar në podkastin e X-Media, ka ndarë qëndrimet e tij lidhur me zgjedhjet lo...
Intervistë ekskluzive e Presidentit Meta dhënë për portalin ‘Syri. net’ Gjatë kësaj bisede Presidenti i P...
Ministri për Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, foli në një konferencë sa i përket negociatave të Shqipërisë me BE-n&e...
Një shuarje të një prej motorëve kryesorë të ekonomisë, e ka cilësuar deputeti i PD, Arjan Ndoja, projektin e ri p&eum...
Kreu i PD, Sali Berisha në tryezën e diskutimit, për Portin e Durrësit, hodhi akuza të forta në adresë të Qeverisë...
Sektori i peshkimit në Durrës ka lëshuar një alarm të fortë për mbijetesën e tij, duke u përballur me një k&...
Berisha ka deklaruar se Shqipëria po përballet me një “breshëri kushtesh të reja” në procesin e integrimit euro...
Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion. Gjatë tryezës së zhvilluar në Durrës për Portin e ...
Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Adrian Gashi, gjatë fjalës së tij u ndal te ajo që e cil&...
Kryetarja e Komisionit të Kulturës Ina Zhupa i është drejtuar zyrtarisht Institutit të Trashëgimisë Kulturore Kombëtar...