
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndalur turin e “Foltores” në Kurbin, ku ka mbajtur një fjalim të gjatë me akuza të forta ndaj qeverisë, institucioneve shtetërore dhe kryeministrit Edi Rama.
Berisha deklaroi se, sipas tij, agjenci shtetërore janë përdorur për të ushtruar presion dhe dhunë ndaj biznesmenëve me qëllim tërheqjen e tyre nga tenderat publikë.
Berisha: Jemi në një kohë kritike, por na ka gjetur më të gatshëm se kurrë. Ja këtu jua them unë atyre atje, sot jemi më të gatshëm se kurrë t’u japim atë që meritojnë. Po po.
A mund t’i imagjinoni ju një agjenci shtetërore, e shtetit, nga rojat tek drejtori, ku merren peng biznesmen, punonjës, e pa dëgjuar kurrë. Merren peng, çohen në bodrumet e Suel Çelës, ju thyen kockat, qepin gojën, tërhiqen nga tenderi dhe natyrisht është kunati i kryeministrit.
Kunati i kryeministrit, burri i motrës Linda Ramës. Ai që përfiton qindra milionë euro nga agjencia e shtetit.
Për njërin nga këto pengje u mor vesh sepse atij ja dha Zoti dhe i bëri një mesazh nënës së tij apo se kujt ja bëri, që po marrin peng. Dhe e bëmë zhurmë, absolutisht ju them një gjë këtu o miq. Mund të kem bërë një seri deklaratash se e ndiqja, po njeri që ta çelte gojën pasi u kthye në shtëpi për Danielin nuk kishte.
Danieli rrinte i bërë copa në shtëpi, gojën e qepte, as media, as shtet, askush nuk fliste më për të. Kurse tjetri para Danielit, Gerondi që është regjistruar duke thënë se, tenderat këtu i përcakton kunati dhe kunata, e marrin peng, tërheq çdo kërkesë dhe ja mbath në Gjermani.
Dhe asnjëri nga ne nuk e mori vesh.
E morëm vesh kur gjermanët sollën informacionin. E bëra këtë hyrje se situatë të tillë nuk ekziston në asnjë vend tjetër përveç Shqipërisë. Që ndërmarrje shtetërore të merren njerëzit peng. Kjo tejkalon të gjitha imagjinatën.
Miq, Edi Rama, pas vendosjes ose marrjes së pandehur të asaj që unë e quaj Lubi Balluku, se nuk ka gjë që t’i përshtatet një njeriu që s’ka njohur asnjë kufi në vjedhjet e saj, siç provohet, sjell, e pezullon. Çfarë ndodhi? Jo që t’i jepte dorëheqjen siç kanë dhënë, për hir të së vërtetës, 90% në të gjitha këto vite para vitit 2013 çdo ministër.
I ka dalë emri, është akuzuar, ka dhënë dorëheqjen dhe ka vazhduar procesi. Jo që s’i jepte dorëheqjen, por përkundrazi i fut Edi Ramës dy këmbë në një këpucë. I thotë unë të marr me vete ty. Prandaj, kam zbatuar urdhrat, ke vjedhur ti, pa kam vjedhur unë.
Në një moment të caktuar, Edi Rama i thotë po ja ato mesazhet na prishën punë. Mesazhet, po i ke të tuat janë shumë më të mëdha se të miat aty si mesazhe tha.
Dhe ky hajdut, mund t’i vësh çdo epitet, bën presionin më të tmerrshëm në Gjykatë Kushtetuese dhe ja anulojnë masën e, ja anulojnë masën e pezullimit. Kurajoz prokurori, mbi baza të dokumenteve të pakundërshtueshme, të pakundërshtueshme, kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj.
Miq, me ato që ka në dosje ajo, jua them unë ju këtu, në qoftë se do ishte dënim me vdekje, ajo do të mirrte të paktën dy dënime me vdekje. Me ato që ka vjedhur, me ato që u ka bërë ju qytetarëve, të Kurbinit dhe të Shqipërisë.
Dhe ky përsëri bllokon heqjen e imunitetit. Kanë mbajtur dje pesë orë mbledhje, gjashtë orë mbledhjen.
Dhe në fund e urdhëron kryetarin e Kuvendit ta mbyllë mbledhjen pa vendim dhe pa afat për mbledhjen tjetër.
A do ta pranojmë ne një gjë të tillë? A mund të pranojmë më ne këtë? A nuk mund të bëjmë ne atë që bëjnë afrikanët kundër këtyre figurave të urryera të kombeve që i vodhën?
Edhe më shumë mund të bëjmë ne se ata.
Ne kemi përmbysur një diktaturë 35 vite më parë dhe absolutisht do ta përmbysim këtë në mënyrën më të fuqishme, më të vendosur, më të shpejtë.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
20 Dhjetor18:46
'Mjaft me korrupsion, skandale e padrejtësi!'/ Gjekmarkaj: Protesta e 22 dhjetorit në Tiranë do të jetë madhështore
Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj akuzoi qeverinë Rama dhe klikën e tij se po e zhbën Shqipërinë.
K...
POLITIKE
20 Dhjetor18:39
Berisha në Kurbin: Belinda Balluku nga babysiter në Athinë, sot u bë me jahte
Kryetari i PD-së, Sali Berisha e ka ndalur turin e foltores në Kurbin.
Gjatë fjalës së tij ai u ndal te Belinda Balluku dhe pasuria ...
POLITIKE
20 Dhjetor18:35
Berisha foltore në Kurbin: Balluku me 300 apartamente nga paratë tuaja!
Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti foltoren e radhës këtë të shtunë me demokratët e Kurbinit.
Berisha ka folur për skan...
POLITIKE
20 Dhjetor18:32
Berisha takim në Kurbin, demokratët i shpalosin pankartën: Ne të duam, ne të besojmë!
Kryetari i PD-së Sali Berisha u prit me entuziazëm nga demokratët e Kurbinit në takimin që po mbahet sot pasdite.
Në godinë...
POLITIKE
20 Dhjetor16:03
Meta: Koha për t'i dhënë fund pengmarrjes së Drejtësisë! Të gjithë të bashkohen në protestën e 22 Dhjetorit
Ish- presidenti, Ilir Meta ka deklaruar se është koha për t'i dhënë fund pengmarrjes së drejtësisë. Në nj&eu...
POLITIKE
20 Dhjetor15:46
400 mln euro për propagandë dhe klientelë, Teliti: Mazhoranca i tha ‘Jo’ 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka deklaruar ditën e sotme se mazhoranca i tha "Jo" 29 amendamenteve t&eum...
POLITIKE
20 Dhjetor14:37
Berisha: Ne e kemi përmbysur 35 vite më parë një diktaturë, të gatshëm për të paguar çdo çmim me revoltën tonë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ftoi qytetarët të bashkohen të hënën për t’i dëshmuar shqiptar&eum...
POLITIKE
20 Dhjetor14:22
Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë! Kurrë nuk mendoj të përgatis liderin pasardhës, ajo është detyrë e qytetarëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Lulzim Bashën nuk e ka zgjedhur ai. Gjatë një bashkë...
POLITIKE
20 Dhjetor13:55
Këlliçi fton qytetarët të bashkohen në protestën e 22 Dhjetorit: Bashkë për drejtësi dhe ndryshim
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi zhvilloi një takim me qytetarët në zonën e Njësisë nr. 9 dh...
POLITIKE
20 Dhjetor13:33
Vasili: Rama është 'padrino' i pandemisë korruptive, largimi i tij e vetmja zgjidhje
Ish-deputetit i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një reagim në rrjete sociale tha se Shqipëria ndodhet në...