“Arrestimi i Vlora Hysenit, kambanë alarmi”/ Aktivistja: Nga Agasi te Balluku e Tahiri, korrupsioni është bërë me urdhër të Ramës!

Aktivistja Sidorela Vatnikaj foli në protestën e 116-të në lidhje me zhvillimet e fundit në kryeqytet. Ajo shprehet, se pas gjithë këtyre arrestimeve të bujshme, radhën e ka Edi Rama.
“Sot jemi në ditën e 116-të të protestës, kundër asaj që kemi thënë, kundër klasës më të korruptuar politike që ka patur ky vend, dhunën e oligarkisë ekonomike. Arrestimi i drejtores së SHISH, pasi bashkëpunonte me Agasin, nuk është vetëm një këmbanë alarmi, por na lë me një pikëpyetje të madhe. Kur e ka radhën Edi Rama, si kreu i kësaj bande kriminale? Askush nuk e beson sot që Saimir Tahiri e kanabizoi vendin pa dijeni dhe pa urdhërin e Ramës. Askush nuk e beson sot se Veliaj e bëri korrupsionin me inceneratorët pa urdhërin e Ramës. Askush nuk e beson dot që Balluku e ka bërë korrupsionin pa urdhër të Ramës. Prandaj jemi në këtë shesh, kur e ka radhën Rama?.
Kërkojmë të jetojmë pa ulur kokën, ne punojmë përditë me punën tonë të ndershme. Mbi të gjitha, dua të flas për dikë që vjen shpesh në këtë shesh. Bëni kujdes thotë, që kur ta bëni revulucionin, mos t’ua marrin komunistët. Unë u them që nuk jemi këtu për pushtet, por për të larguar këtë klasë politike”.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta në parlament

“Fillimisht Agasi dhe Hyseni, tani radhën e ka Rama dhe Belinda”/ aktivisti Lika: Kryeministri do të bjerë si tigër prej letre

Berisha: Vlora Hyseni pajisi Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit! Ja kë po përpiqet të fajësojë Rama

Berisha: Grupi mafioz i AKSHI-t është grupi më i rrezikshëm në Evropë

Ndalimi i Vlora Hysenit/ Reuters: Një tjetër pengesë për qeverinë e Ramës

Kuvendi injoron konsultimet publike, fut në shqyrtim Reformën Territoriale

Blushi kërkesë zyrtare Peleshit, Manjës e Xhafajt: Kuvendi të ndërhyjë për zgjidhjen e konfliktit mes GJKKO dhe Dhomës së Avokatisë...

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH





