Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë Aksident i rëndë, gazetari sportiv përplaset nga autobusi, detajet e para Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr...
POLITIKE

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

P
Piranjat 5 October 2026, 16:40 · 4 min lexim
Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për

 Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar socialistët se janë shndërruar në avokatë të Ergys Agasit duke shmangur debatin për shërbimin që i bëri ish-shefja e SHISH, Vlora Hyseni duke i vënë në dispozicion materiale nga shërbimi.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se parlamenti duhet shpërndarë menjëherë, pas këtij skandali. 

Sipas Berishës, parlamenti është kthyer në zëdhënës të grupeve më të egra mafioze të Europës. Më tje ai akuzoi socialistët se janë kthyer në skelllvër të pasurisë që kanë vënë përmes vjedhjes dhe lidhjeve me krimin.

Sali Berisha: Skllevër të padrinos! Ky parlament duhet të zhduket sa më parë. Jo s'përfaqëson, po ky shkelmon çdo orë interesat e shqiptarëve. Si mundet? 

Pra, si mundet? Si mundet kjo kështu? A jeni shqiptarë ju? A nuk është Shërbimi Informativ Kombëtar një institucion i rëndësisë më të veçantë për sigurinë e shqiptarëve? Pra, dhe ju dëshmoni se s'keni asnjë interes shoqëror. Se nuk keni as interese kombëtare. Se nuk keni asnjë interes për këtë shtet dhe për këtë vend. Se jeni skllevër të pasurimit tuaj, të vjedhjeve tuaja dhe të lidhjeve tuaja me krimin. Se, o mor jo, po të mos ishin këto ju Edi Ramën e bënit, e kishit zhveshur lakuriq, ja kishit nxjerrë të gjitha.

Po problemi është se mbroni ato tuajat aty. Ndaj dhe nuk qëndrohet më këtu në parlament. Ky parlament nuk ka moral të ekzistojë. Ky parlament është zëdhënës i grupeve më të egra mafioze të Europës. Është zëdhënës i Nuredin Dumanit! Ku e keni atë... ku e keni ju, ma thoni pak? Zëdhënës i lindjeve të AKSHI-tt. Zëdhënës i Suel Çelës. Zëdhënës i Troplinëve. Zëdhënës i Bajrëve.

I vrasësve serialë, i Altin Hajrëve. Zëdhënës i hajdutëve të miliardave si Edi Rama. E kuptoni apo jo? Shefja e Shërbimit Informativ Kombëtar, anëtare e atij grupi që ka kryer çdo lloj krimi, nga vrasjet, pengmarrjet, tek plaçkitja e qindra milionëve. Apo heshtni se edhe ju e keni pirë atë çorbë, e keni ngrënë atë çorbë. Ndaj dhe heshtni ju. Skllevër. 

Si ka mundësi? Çfarë interesash keni ju? Anti-qytetare! Nuk lejoni ju, do mbroni nderin e zonjës Hyseni.

Ku ka nder ajo mor! Faqezezë! Që pozicionin më të lartë të besimit e shkelmon. A nuk ju duket vetja se jeni më ulët se ajo vetë, duke u bërë avokatinë e saj? Po kur e bën ai, ju sigurisht ngushëlloheni, gjeni ngushëllim. Ai e bën, se ai tani është në një spiral, do ta shihni ju. Nuk del më. Jo nuk del nga ky spiral, ja u them unë ju. Mbrojeni! Po absolutisht bashkë me të do përfundoni secili prej jush. Po! Mbrojeni! Secili prej jush do ketë fatin e tij. Do ndani fatin e tij, ja u them unë. Keni ndërtuar piramidën më të tmerrshme të krimit që ka Europa sot.

Nuk ka një regjim tjetër si ky, që të jetë nga themelet e gjer në çati i bazuar në krimin, siç është ky regjim. Si mund ta shpjegoj këtë ndryshe? Vetëm kjo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.