Skandali i SHISH/ Bozdo: SHISH ofronte siguri për krimin, jo për qytetarët

Deputeti demokrat, Eno Bozdo ka folur për arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bozdo tha se SHISH ofronte siguri për krimin dhe jo për qytetarët.
Ai e cilësoi këtë rast si situatën më të paprecedentë ndonjëherë. Sipas tij qeveria nuk e ka ndërmend të hulumtojë për dëmin që u është shkaktuar qytetarëve dhe institucioneve.
Eno Bozdo: Shërbimi Informativ në shtratin e krimit të organizuar do të përbënte në çdo vend normal problemin më të rëndë shoqëror, politik dhe ekonomik. Në një vend që synon të përafrohet dhe të hyjë sa më parë në BE, një komision do të ngrihej për të kuptuar deri ku krimi i organizuar ka shtënë duart në institucione.
Në Shqipërinë tonë të dashur, kjo s’ka shans të ndodhë për sa kohë Edi Rama të jetë në krye dhe Agasët e Beqirajt do të drejtojnë vendin. Kjo është situata më e paprecedentë ndonjëherë. Në probleme të tilla ne kemi denoncuar dominimin e çdo strukture kriminale.
Lexo edhe
POLITIKE
"Parlamenti është shndërruar në një institucion turpi"/ Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës...

Berisha nga foltorja e Kuvendit: Vlora Hyseni u rekrutua nga kartelet, mazhoranca po mbron narkoshtetin!

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Ramës dhe Vlora Hysenit

“Me një të rënë të lapsit, shuan 15 bashki të tjera”, Berisha paralajmëron tubim: Protestë rinore qytetare më 8 tetor kundër Reformës Ter...

“Mos bëni plazhe, u kujtuat vonë”/ Replika Bylykbashi-Çaushi: Më raft pika t’i jap shpjegime Zegjinesë

Debate te "Ligjet" për Territorialen/ Deputetët e PD: Po pengoni nismën e opozitës! Manja: E kemi diskutuar propozimin tuaj

Rama prezantoi ndryshimet në Kodin e Pr. Penale, Berisha: Censurë! Kryeministri ka rikthyer modelin e Sigurimit të Shtetit

Berisha: Padrino dyshohet se ka bërë marrëveshje me Dhomën e Avokatisë për të gjobitur sa më shumë qytetarët




