E TRISHTË/ Këta janë Flori dhe Florida, vëlla e motër që humbën jetën nga shembja e godinës në Athinë
Personat që shihni në foto janë Flori dhe Florida Hoxha, motër e vëlla, të cilët humbën jetën tragjikisht pas shp...
Personat që shihni në foto janë Flori dhe Florida Hoxha, motër e vëlla, të cilët humbën jetën tragjikisht pas shp...
Javën e shkuar ju folëm për dramën e një zonje 40-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, e cila përndiqej nga 5...
Piranjat trajtuan rastin e një shkolle 9-vjeçare në Marqinet të qytetit të Vorës, ku prej dhjetorit të vitit 2025, kat&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama lidhur me fjalimin e tij të mbajtur n&...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, e ka cilësuar jav&e...
Të dhëna të reja kanë dalë në dritë lidhur me operacionin e koduar “Muri i Lartë”, ku hetimet e ndjekura n...
Policia e Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e SPAK, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Muri i Lart&e...
Altin Preka, efektiv i Policisë së Shkodrës, rrëfen për “Piranjat” historinë e përplasjeve të tij me epror...
Porti i Durrësit pritet të zhvendoset në Porto Romano, ndërsa hapësira aktuale do t’i nënshtrohet projektit të Durr&e...
Banorët e Ksamilit kërkojnë nga hartuesit e Reformës Territoriale, që të merret parasysh propozimi i opozitës për shk&...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama lidhur me fjalimin e tij të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Berisha e ka cilësuar këtë dalje si përfaqësimin më të turpshëm që Shqipëria ka pasur ndonjëherë në arenën ndërkombëtare, duke e krahasuar me fjalimet e ministrave të Jashtëm të periudhës së diktaturës apo të Koresë së Veriut.
Lideri i opozitës deklaroi se fjalimi i kreut të ekzekutivit u mbajt përpara një salle thuajse të zbrazur, gjë që sipas tij përbën një akt përçmimi madhor nga komuniteti ndërkombëtar. Berisha theksoi se Rama, i përfshirë nga skandalet e njëpasnjëshme dhe i tmerruar nga protestat qytetare e rinore në vend, zgjodhi t’i kushtojë fjalën e tij tematikës së algoritmit.
Sipas Berishës, fokusimi te teknologjia dhe algoritmi tregon frikën që ka kapur kryeministrin, ndërsa shmangu tërësisht sfidat reale dhe çështjet kryesore me të cilat përballet Shqipëria dhe rajoni.
Një tjetër pikë ku Berisha u ndal gjatë ishte mospërmendja e Kosovës dhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë fjalës së kryeministrit në OKB. Berisha u shpreh se Edi Rama nuk shqiptoi asnjë herë të vetme fjalën Kosovë, UÇK apo liderët e saj, duke e cilësuar këtë si një akt tradhtie kombëtare.
Berisha: Fjala e padrinos në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ishte fjala më e turpshme që është mbajtur ndonjëherë pas fjalimeve të ministrave të Jashtëm të Shqipërisë apo të atyre të Koresë së Veriut.
Nuk kemi pasur kurrë një përfaqësim kaq të turpshëm, ku kreu i narkoshtetit shqiptar, i fantaksur, i tmerruar nga protesta rinore qytetare dhe skandalet e njëpasnjëshme, ia kushtoi fjalën e tij algoritmit dhe tmerrit që ndjen nga algoritmi.
Në atë sallë, e cila jo rastësisht, por në një akt përçmimi madhor, ishte bosh gjatë fjalës së tij, Edi Rama nuk shqiptoi një herë të vetme fjalën Kosovë dhe fjalën UÇK apo lider të UÇK-së. Tradhtia i ka zënë grykën. Histori e turpshme.
Në atë sallë, në një fjalim të shkëlqyer, kryeministri i Kroacisë foli si të ishte kryeministri i Shqipërisë. Ai denoncoi veprimet e Beogradit, nderimet ushtarake që iu bënë monstrës së gjenocidit të Bosnjës, Ratko Mlladiqit, përpjekjet destabilizuese të Beogradit në Kosovë.
Dhe për probleme të tjera të rajonit. Kurse, për Edi Ramën, universi i tij ishte algoritmi, që, në fakt, i ka kallur tmerrin dhe datën në çdo qelizë të tij.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, e ka cilësuar jav&e...
Tensionet u ndezën gjatë mbërritjes së Edi Ramës në Asamblenë e 81-të të Përgjithshme të OKB-së, nd&...
Një përplasje verbale është shënuar ditën e sotme mes akivistes Arvina Lleshi dhe deputetit socialist Erion Braçe...
Aktivisti Edison Lika, foli për protestat qytetare kundër qeverisë dhe aktualitetin politik. Lika u shpreh se Rama do ngelet vetëm në ...
Komisioni Europian është pyetur për skandalin që ka përfshirë SHISH dhe masën “arrest shtëpie” ndaj Vlora Hy...
Zhvillimet e fundit në vend kanë sjellë një reagim nga ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, i cili ndal...
Aktivisti Arben Kola: Dua të nis me një falënderim për shqiptarët e Amerikës dhe një prej koordinatorëve që që...
Protestuesit dhe studentët kanë sfiduar reshjet e shiut mbrëmjen e sotme, duke vijuar tubimin kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Ram...
Nga protesta e 118-të kundër qeverisë, aktivisti Erald Ndoj ka zgjedhur t’i drejtohet publikisht ambasadorit të ri të Shteteve t&...
Kryeministri Edi Rama ka përfunduar fjalën e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku ishte e gjitha e fokusuar në Inteligjen...