Sulmi me vezë ndaj Ramës në Nju Jork jehonë edhe në mediat e mëdha greke

Tensionet u ndezën gjatë mbërritjes së Edi Ramës në Asamblenë e 81-të të Përgjithshme të OKB-së, ndërsa aktivistët shqiptarë të mbledhur jashtë ndërtesës hodhën vezë drejt tij, duke e quajtur hajdut, mashtrues dhe kriminel.
Rama, nga ana e tij, e komentoi incidentin duke i cilësuar protestuesit si “pula histerike”. Kështu e nis artikullin gazeta e njohur greke Protothema, e cila komenton videon që tregon momentin kur kryeministri shqiptar del nga automjeti i tij dhe menjëherë dëgjohen thirrje proteste nga të mbledhurit.
Rama ecën i qetë, ndërsa vezët duket se kalojnë shumë pranë kokës së tij, por pa e goditur.
Aktivistët shqiptarë organizuan një protestë gjatë mbërritjes së kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke hedhur vezë në drejtim të tij dhe duke shkaktuar reagimin e kryeministrit.
Gazeta shkruan se grupi i demonstruesve u mblodh dje pranë zonës ku ishin planifikuar takime të ndryshme të delegacionit shqiptar. Një grup prej tyre hodhi vezë në drejtim të Edi Ramës.
Protesta u shoqërua me slogane kundër qeverisë dhe kryeministrit shqiptar. Më herët, aktivistët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara kishin bërë thirrje për protestë gjatë qëndrimit të Ramës në Nju Jork.
Lexo edhe
POLITIKE
“Prania besnike e Edi Ramës dhe Erion Braçes”/ Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë p...

“Rama do ngelet vetëm e do përfundojë keq”/ Aktivisti Lika: SPAK do godasë Ballukun dhe Ballën, ky pushtet do shembet

Si e komenton Brukseli, skandalin me Vlora Hysenin?

“Balluku me akuza, Vlora Hyseni nën arrest”, Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Dosja të tëra në hetim për lidhjet e krimit me push...

Protesta e 118-të/ Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe





