
Kryetari i PD-ë, Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët tha se organizata e partive të djathta e udhëhequr nga Partia Republikane amerikane miratoi rezolutën ku dënohet narko-regjimi dhe jepet mbështetje e plotë për opozitën shqiptare.
Berisha theksoi se Edi Rama i kthehu zgjedhjet në farsë elektorale dhe dëmtoi opozitën.
Pjesë nga fjala e Berishës:
"Një ngjarje e re e madhe ka ndodhur në denoncimin e narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë.
E regjimit që i ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale.
E regjimit që përdor prokurorinë si armë politike kundër opozitës.
Mbi të gjitha e regjimit që ka ndërtuar në Shqipëri narko-shtetin si kërcënim serioz për sigurinë e rajonit, Europës dhe më gjerë.
Dje në Uashington, në forumin e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, forum që bashkon rreth 80 parti politike të djathta dhe të qendrës së djathtë, por që de facto udhëhiqet nga Partia Republikane e SHBA, që përfshin Unionin Bashkimi Demokrat Kristian të Gjermanisë dhe të gjitha forcat politike, Partinë Konservatore të Britanisë dhe forcat e tjera politike të qendrës së djathtë dhe të djathta në Europë dhe në botë, kanë votuar në unanimitet të plotë, me mbështetje të plotë, pa asnjë vërejtje, rezolutën kushtuar Shqipërisë, rezolutë e cila në harkun kohor 14-mujor, shënon dokumentin e shtatë apo rezolutën e shtatë ndërkombëtarë në të cilën forcat politike të qendrës së djathtë dhe të djathta në botë kanë shprehur mbështetje të plotë për opozitën shqiptare dhe popullin shqiptar ndën një narko-regjim, pra ndën një diktaturë autoritare.
Nga tetori i vitit 2024, forumet apo organizatat e partive të qendrës së djathtë apo të djathta në Europë dhe në botë, kanë votuar 7 rezoluta, nga të cilat dy janë të Unionit Demokrat Ndërkombëtar. Dy janë të Partisë Popullore Europiane, tre janë të Internacionales Demokrate të Qendrës.
Të gjitha këto rezoluta faktojnë para të gjitha partive politike të spektrit qendra e djathtë, e djathtë, realitetin dramatik të Shqipërisë ndën regjimin e Edi Ramës.
Këto rezoluta janë mbështetje e fuqishme për opozitën shqiptare, që përballet çdo ditë me regjimin e bazuar mbi drogën, narko-shtetin.
Janë një mbështetje e fuqishme për popullin opozitar që po përjeton ditët ndër më të vështirat.
Shtypjen e pluralizmit, lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve dhe deputetëve të opozitës."
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
6 Dhjetor11:01
Denoncimi i Tritan Shehut: Qeveria po shkatërron spitalin e Përmetit për qendra refugjatësh
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu shprehu shqetësimin e tij të fortë për a...
POLITIKE
6 Dhjetor09:46
Vasili: Dëshmia e Prof. Edward Joseph në Kongres rrëzon propagandën e Ramës
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një postim në rrjetet e tij sociale u shpreh se dëshmia e Prof. Edward ...
POLITIKE
6 Dhjetor07:31
20 qendra të reja emigrantësh, Gjokutaj: Rama po shpopullon vendin për pushtet
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar në lidhje me projektin qeveritar që parashikon ngritjen e rreth 20 qendrave pritëse për emigrantët n...
POLITIKE
5 Dhjetor19:59
Dëshmia ‘bombë’ në Kongresin amerikan/ Joseph: SHBA e shqetësuar nga goditja e liderëve të opozitës në kontekst elektoral
Profesori i njohur amerikan, Edward Joseph, i cili dha një dëshmi ‘bombë’ në Kongresin amerikan para pak ditësh p...
POLITIKE
5 Dhjetor18:45
Presidenti Begaj kalon në heshtje ligjin e shumëdebatuar për barazinë gjinore
Ligji i shumëdebatuar për “Barazinë Gjinore” do të hyjë në fuqi pa dekretin e Presidentit, Bajram Begaj.
Kjo për...
POLITIKE
5 Dhjetor18:33
“Mafia ka fituar terren në Shqipëri”, Çollaku: Ja cilat organizma ndërkombëtarë e quajnë Shqipërinë narko-shtet
Gjatë një interviste në emisionin ‘SYRI DIGJITAL’ në SYRI TV me moderatorin Bled Marku, gazetari Basir Çollaku komentoi r...
POLITIKE
5 Dhjetor16:12
Avokati i Metës: Gjyqtarja Gjoka është e shantazhueshme, po hetohet nga SPAK për çështjet e saj
Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shtyrë sërish, ndërsa avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka lëshuar akuza...
POLITIKE
5 Dhjetor16:02
Erdhën nga Bulqiza për një jetë e arsim më të mirë, familja e 15-vjeçarit mbyll dyert e shtëpisë në Durrës
Shtëpia me qira e familjes Boba në lagjen e ish-Kënetës në Durrës qëndron ende e mbyllur, disa ditë pas ngjarjes s&eum...
POLITIKE
5 Dhjetor15:01
“Më thanë se kishte arrestuar Nanon”/ Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në prezantimin e librit të diplomatit të njohur amerikan, Christopher Hill, ku ndau disa pre...
POLITIKE
5 Dhjetor14:34
Vrasja e nxënësit 15 vjeçar/ PD: Një fëmijë më pak, një dështim më shumë i shtetit, 70% e shkollave janë pa oficer sigurie
Partia Demokratike reagoi sot pas ndarjes nga jeta të 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën disa ditë pas një pë...