Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
POLITIKE

Berisha: SHISH ka përgjuar gazetarë, Vlora Hyseni mund të shantazhojë edhe prokurorë e gjyqtarë

P
Piranjat24 September 2026, 14:04 · 2 min lexim
Berisha: SHISH ka përgjuar gazetarë, Vlora Hyseni mund të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur jashtë ambienteve të Kuvendit ka reaguar për sulmin e ish-shefes së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ndaj gazetares Klodiana Lala, pasi kjo e fundit e pyeti nëse kishte shpërndarë sekrete shtetërore të eksponentë të krimit.

Berisha u shpreh se sulmi verbal i Hysenit ndaj gazetares duke i thënë se është takuar me agjentë serbë në Tiranë, është shpifje dhe hakmarrje e ish-shefes së SHISH për të vërtetat që gazetarja zbulon për publikun e gjerë.

Për më shumë, Berisha u shpreh i bindur se nën drejtimin e Vlora Hysenit, Shërbimi Informativ Kombëtar ka përgjuar në mënyrë të vazhdueshme gazetarë.

Sipas kreut të Partisë Demokratike, të njëjtin fat mund të kenë patur dhe prokurorët e gjyqtarët e posaçme, të cilët rrezikojnë të përballen me shantazhin e ish-drejtueses së Shërbimit Sekret të vendit.

“Që SHISH-i ka patur në përgjime gazetarë, e kam denoncuar para jush shumë herë, por unë e konstatova se kjo nuk u pëlqej gazetarëve.

Që ish-shefja e Shërbimit t’i përgjigjet gazetares në atë mënyrë, dëshmon vetëm se është një hakmarrëse e vërtetë dhe së dyti shpif për një gazetare që sulmon atë dhe padronin e saj.

Kjo në këtë rast përdor postin për të bërë shantazh ndaj gazetarëve dhe ky është problem i madh, se kjo do të shantazhojë dhe prokurorët e gjyqtarët”.- tha Berisha.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.