Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
POLITIKE

“Ç’lidhje ka e majta me dashuritë e Vlora Hysenit me krimin? Socialistët të ngrihen”/ Alizoti sfidon Peleshin: Thirre Ramën në Kuvend nëse ke këllqe

P
Piranjat24 September 2026, 13:22 · 5 min lexim
“Ç’lidhje ka e majta me dashuritë e Vlora Hysenit me

Deputeti i PD, Tomor Alizoti ka mbajtur një fjalim të fortë në Kuvend, ku ka kritikuar ashpër mazhorancën lidhur me zhvillimet e fundit, sa i takon Shërbimit Informativ të Shtetit. Duke iu referuar çështjes së ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, Alizoti tha ajo u emërua në detyrë nga kryeministri Edi Rama dhe se për këtë arsye ai duhet të ketë përgjegjësi politike.

Ai kërkoi nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi që të thërrasë kryeministrin Edi Rama për të dhënë shpjegime në Kuvend, duke e cilësuar këtë si një “moment historik” nëse ai arrin të sfidojë kreun e qeverisë.

Në fjalën e tij, deputeti demokrat hodhi gjithashtu akuza ndaj mazhorancës për lidhje të politikës me krimin dhe përmendi emra konkretë, ndërsa në përfundim deklaroi se “Shërbimi sekret është thelbi i shtetit” dhe se, sipas tij, ai “nuk ekziston më” që prej zbulimit të skandaleve të Vlora Hysenit ku ndihmonte të shpallurin në kërkim për aferat e tenderave në AKSHI, Ergys Agasi.

“Qytetarë shiheni si është qeveria. Elbasanin e fitoi Suel çela, Durrësin Poja, Fierin e fituan paratë e Ballukut. E thonin në Elbasan; “do dalin çunat sot”, dhe ja ku dolën tek përgjimi që u fik radari, kjo është Shqipëria reale. Kjo nuk ka lidhje me të majtën, e majta mbron punëtorin, çlidhje ka e majta me dashuritë e Vlora Hysenit me krimin. Ma shpjegoni këtë gjë? Ju zoti kryetar i Parlamentit, ky është moment historik për ju, politika është përballje, ju do të jeni i vetmi kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, nëse do të keni këllqe ta thërrisni kryeministrin në mënyrë Kushtetuese të vijë këtu. Nëse e bëni këtë do të jeni i parë në historinë e Shqipërisë që guxoi të dalë kundër kryetarit të tij. Këto që del njëri dhe ikën tjetri, janë skema aq të shëmtuara sa edhe Partia e Punës i la dikur. Shërbimi sekret është thelbi i shtetit, ai nuk ekziston më”, u shpreh Alizoti.

Tomor Alizoti: Tragjedia dhe komedia janë motër e vëlla, por ka një gjë të mirë sot, përveç tragjedisë, që shqiptarët po shohin recitimet e këtij krahu. Unë nuk besoj se kjo është PS. Kam njohur socialistë
me ide të majta që vinin nga lindja por mendjen e kishin plot kulturë, mund të ishin lindorë, por nuk kishin asgjë me Suel çelën apo Agasin, nuk kishin lidhje me llumin e Shqipërisë, me njerëz që kanë prostituar vajzat. Këtu sot duhet të çoheshin këta socialistë që janë fshehur. Drejtoresha u caktua nga kryeministri i PS dhe ka përgjegjësi politike. Qytetarë shiheni si është qeveria. Elbasanin e fitoi Suel çela, Durrësin Poja, Fierin e fituan paratë e Ballukut. E thonin në Elbasan; “do dalin çunat sot”, dhe ja ku dolën tek përgjimi që u fik radari, kjo është Shqipëria reale. Kjo nuk ka lidhje me të majtën, e majta mbron punëtorin, çlidhje ka e majta me dashuritë e Vlora Hysenit me krimin. Ma shpjegoni këtë gjë? Ju zoti kryetar i Parlamentit, ky është moment historik për ju, politika është përballje, ju do të jeni i vetmi kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, nëse do të keni këllqe ta thërrisni kryeministrin në mënyrë Kushtetuese të vijë këtu. Nëse e bëni këtë do të jeni i parë në historinë e Shqipërisë që guxoi të dalë kundër kryetarit të tij. Këto që del njëri dhe ikën tjetri, janë skema aq të shëmtuara sa edhe Partia e Punës i la dikur. Shërbimi sekret është thelbi i shtetit, ai nuk ekziston më.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.