Kuvendi është mbledhur këtë të enjte, ndërsa pritet të votohet reforma territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive në të gjithë vendin, mes kundërshtimeve të opozitës dhe protestave jashtë sallës së Parlamentit.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Vullnet Sinaj mësohet se ka ndryshuar qëndrim dhe ka votuar pro reformës, ndërsa mbetet për t’u parë qëndrimi që do të mbajë Erion Braçe gjatë votimit në Kuvend.Opozita e ka kundërshtuar draftin e PS-së, duke e akuzuar shumicën se po e kalon reformën në mënyrë të njëanshme dhe se ajo rrezikon të ndikojë në shpopullimin e vendit. Jashtë Parlamentit janë mbledhur edhe protestuesit e “Revolucionit Flamingo”.
Në vijim do të zhvillohen dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi. Po ashtu, Tedi Blushi ka kërkuar edhe një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj.
Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu disa projektligje që lidhen me integrimin europian, sistemin financiar dhe mbrojtjen e mjedisit.
Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, si dhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta.
Në rendin e ditës janë edhe ndryshimet në ligjin për bankat në Republikën e Shqipërisë dhe në ligjin për sistemin e pagesave, si dhe ndryshime në legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit, treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale, markat tregtare, patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë.
Një tjetër pikë e rendit të ditës është projektvendimi për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së shoqërisë shtetërore KAYO sh.a., lidhur me marrëveshjet e bashkëpunimit, prodhimin, importin, eksportin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
8 Tetor15:11
“Territorialja”/ Bardhi i drejtohet PS-së: Na tregoni kriteret, jo pazaret politike
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën se po e bazon reformën administrativo-territoriale në pazare...
POLITIKE
8 Tetor13:49
Berisha shpërthen ndaj Maznikut: Si ka mundësi që Veliaj është në burg dhe ti këtu?! Jep llogari për hotelin në Barcelonë, kush ta pagoi?
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përplasur në Kuvend me socialistin Arbjan Mazniku, një nga hartuesit e draftit t...
POLITIKE
8 Tetor11:53
Tensione në Kuvend/ Balla propozoi ndryshim të rendit të ditës, Bardhi përgjigjet ashpër: Nuk ju vjen turp! Garda vendoset te Foltorja
Ka pasur tensione në Kuvend, pas kërkesës së Taulant Ballën për të ndryshuar rendin e ditës, Gazment Bardhi ka reaguar a...
POLITIKE
8 Tetor11:44
“Territorialja”/ Apeli i dy kryebashkiakëve për deputetët: Mos e votoni këtë reformë shpopulluese!
Protesta kundër Reformës Administrativo-Territoriale vijon para Parlamentit, ndërsa kryebashkiakët e Memaliajt, Albert Malaj dhe Fushë-...
POLITIKE
8 Tetor11:22
“11 interpelanca me Ramën janë refuzuar, turp”/ Bardhi-socialistëve: Mos i dilni zot vilave të Ballukut!
Gjatë fjalës së tij, Bardhi deklaroi se kjo ishte interpelanca e 11-të që, sipas tij, mazhoranca refuzon ta zhvillojë me pranin&...
POLITIKE
8 Tetor10:45
Kuvendi në “shtetrrethim”/ Protestuesit u hedhin ujë, policia i shtyn dhe përdor spraj lotsjellës
Protesta pranë Kuvendit është shoqëruar sërish me tensione mes qytetarëve dhe forcave të policisë.
Gjatë protest...
POLITIKE
8 Tetor10:34
Berisha në Kuvend: Vlora Hyseni e implikuar në veprimtari kriminale me kartelet më të rrezikshme të drogës, koordinator Ergys Agasi
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pari që mori fjalën sot në Kuvend, ndërsa u ndal te skandali i Vlora Hysenit, që ...
POLITIKE
8 Tetor10:31
“Territorialja”/ Zbardhen detaje nga mbledhja e grupit të PS, Rama urdhër të prerë të vetëve: Të gjithë të votojnë “pro”
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste para nisjes së seancës plenare, ku në rend dite ësht&eu...