Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën se po e bazon reformën administrativo-territoriale në pazare politike dhe jo në kritere të qarta.
Gjatë diskutimeve në Kuvend, pas prezantimit të projektit nga Arbjan Mazniku, Bardhi deklaroi se opozita kishte paraqitur 53 pyetje, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje.
Ai kërkoi sqarime për kriteret mbi të cilat është vendosur që disa bashki të ruhen dhe të tjera të bashkohen.
“Deputetët e opozitës u paraqitën nismëtarëve 53 pyetje, nga të cilat morëm 0 përgjigje. Kjo tregon shumë për cilësinë e projektit që është sjellë sot në seancë plenare. Mazniku duhet të na i shpjegojë këtu me parametra e tabelë se i ka shumë qejf, si janë parametrat e Divjakës dhe Vaut të Dejës. A ndjek kjo reformë parim e standarde? Të vijë e të na i shpjegojë.
Procesi i dëgjimit duhet të përfshijë si kusht minimal qytetarët e zonave që preken nga reforma dhe një proces diskutimi ku jo vetëm të paraqitet varianti përfundimtar që do të miratohet, por të jetë i hapur për ndryshime sipas sugjerimit të komuniteteve. Sugjerim i certifikuar me vendim të këshillit bashkiak të 15 bashkive, është që nuk duan të bashkohen. Keni detyrim kushtetues të dëgjoni mendimin e tyre. Kriteri juaj janë pazaret politike”, tha Bardhi.
Sipas tij, mazhoranca ka shpërfillur qëndrimin e këshillave bashkiakë të 15 bashkive që kundërshtojnë bashkimin, ndërsa kërkoi që qytetarët të përfshihen në procesin e konsultimit përpara miratimit të reformës.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
8 Tetor13:49
Berisha shpërthen ndaj Maznikut: Si ka mundësi që Veliaj është në burg dhe ti këtu?! Jep llogari për hotelin në Barcelonë, kush ta pagoi?
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përplasur në Kuvend me socialistin Arbjan Mazniku, një nga hartuesit e draftit t...
POLITIKE
8 Tetor11:53
Tensione në Kuvend/ Balla propozoi ndryshim të rendit të ditës, Bardhi përgjigjet ashpër: Nuk ju vjen turp! Garda vendoset te Foltorja
Ka pasur tensione në Kuvend, pas kërkesës së Taulant Ballën për të ndryshuar rendin e ditës, Gazment Bardhi ka reaguar a...
POLITIKE
8 Tetor11:44
“Territorialja”/ Apeli i dy kryebashkiakëve për deputetët: Mos e votoni këtë reformë shpopulluese!
Protesta kundër Reformës Administrativo-Territoriale vijon para Parlamentit, ndërsa kryebashkiakët e Memaliajt, Albert Malaj dhe Fushë-...
POLITIKE
8 Tetor11:22
“11 interpelanca me Ramën janë refuzuar, turp”/ Bardhi-socialistëve: Mos i dilni zot vilave të Ballukut!
Gjatë fjalës së tij, Bardhi deklaroi se kjo ishte interpelanca e 11-të që, sipas tij, mazhoranca refuzon ta zhvillojë me pranin&...
POLITIKE
8 Tetor10:45
Kuvendi në “shtetrrethim”/ Protestuesit u hedhin ujë, policia i shtyn dhe përdor spraj lotsjellës
Protesta pranë Kuvendit është shoqëruar sërish me tensione mes qytetarëve dhe forcave të policisë.
Gjatë protest...
POLITIKE
8 Tetor10:34
Berisha në Kuvend: Vlora Hyseni e implikuar në veprimtari kriminale me kartelet më të rrezikshme të drogës, koordinator Ergys Agasi
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pari që mori fjalën sot në Kuvend, ndërsa u ndal te skandali i Vlora Hysenit, që ...
POLITIKE
8 Tetor10:31
“Territorialja”/ Zbardhen detaje nga mbledhja e grupit të PS, Rama urdhër të prerë të vetëve: Të gjithë të votojnë “pro”
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste para nisjes së seancës plenare, ku në rend dite ësht&eu...
POLITIKE
8 Tetor10:20
Me thirrje “Rama në burg, Belinda në burg”/ Protesta pranë Kuvendit! Demokratët nisin marshimin nga selia
Ka nisur protesta e opozitës dhe qytetarëve pranë Kuvendit, ndërsa zona përreth është blinduar me masa të shtuara sigu...