Dënimi i Bardhit dhe Balliut, Korreshi: Dënim i paracaktuar, u shkel rregullorja

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka reaguar, pas vendimit të Sekretariatit të Etikës, për përjashtimin me 60 ditë të deputetëve opozitarë Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.
Korreshi shprehet se ky është një dënim i paracaktuar, duke deklaruar se pas vendimit qëndron kryeministri Edi Rama.
Sipas tij, është shkelur me të dyja këmbët rregullorja e parlamentit.
Deputeti Saimir Korreshi: Është një dënim i dhënë jashtë rregullores. Kjo është shkelje e rëndë e rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Maksimumi duhet të ishte përjashtim 10 ditë.
Nuk ka pasur lëndë piroteknike në seancë. Seanca ka qenë publike dhe nuk ka pasur asnjë dhunë. Ishte vendim i paracaktuar nga Edi Rama dhe këta të tjerët bëjnë çfarë thotë kryeministri.
Lexo edhe
POLITIKE
Zhupa: Kalaja e Krujës peng i papërgjegjshmërisë, 7 vite pas tërmetit ende e dëmtuar

'Dënim pa ligj, si në komunizëm'/ Deputetët e PD-së kundërshtojnë masat e PS-së ndaj Bardhit dhe Balliut

Meta: Mos të merremi me provokimin e Daçiç, por të bëjmë thirrje që shqiptarët në Serbi të votojnë

Aritmetika elektorale e reformës

Daçiç tha se flamuri serb do të valëvitet në Prizren, reagon Sali Berisha: Deklarata luftënxitëse, është klouni i Millosheviçit

Ministria e Jashtme e Izraelit zbulon marrëveshjet që do firmosen në Tiranë, Rama hesht

Hekurudha e re/ ‘Duhet të jemi falenderues që po vjedhin pak’, Teliti: Tarifë korrupsioni, do të paguhet nga taksat tona

Grupi Parlamentar i PS njofton mbledhje të mërkurën, ja mesazhi për deputetët





