Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shembja e banesave me banorët brenda/ Bashkia Rrogozhinë zgjohet pas ndërhyrjes së Piranjave “Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një miqësi që u kthye në përndjekje dhe shantazh Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu...
POLITIKE

Meta: Mos të merremi me provokimin e Daçiç, por të bëjmë thirrje që shqiptarët në Serbi të votojnë

P
Piranjat12 October 2026, 10:56 · 5 min lexim
Meta: Mos të merremi me provokimin e Daçiç, por të

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ragura pas deklaratave provokative të Ivica Daçiçit.

‘Ivica Daçiç mund të shkojë në çdo kohë në Prizren nëse ka nostalgji për fëmijërinë e tij dhe ta këndojë edhe këngën "Mora mandolinën", ashtu siç di vetëm ai dhe siç e kam dëgjuar live disa herë’, shkruan Meta në një postim në facebook.

‘Por, vijon ai,  nuk është koha për t'u marrë me provokimin e tij’.

Meta bën thirrje në reagimin e tij që, ‘në këto dy javë të gjitha institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës, të gjithë politikanët e Shqipërisë dhe të Kosovës, duhet t'ju bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe në Serbi, të gjithë shqiptarëve në Kosovë, në Zvicër, SHBA dhe kudo në diasporë, që kanë të drejtën e votës në Serbi, të bëjnë çdo sakrificë dhe të votojnë në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi për Listën e Përbashkët "Koalicioni Shqiptar"’.

Mesazhi:

Ivica Daçiç mund të shkojë në çdo kohë në Prizren nëse ka nostalgji për fëmijërinë e tij dhe ta këndojë edhe këngën "Mora mandolinën", ashtu siç di vetëm ai dhe siç e kam dëgjuar live disa herë.

Por nuk është koha për t'u marrë me provokimin e tij, që nuk ka pse të habisë askënd, pas nderimeve publike shtetërore, që ju bënë Kasapit të Srebrenicës, Ratko Mlladiç.

Në këto dy javë të gjitha institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës, të gjithë politikanët e Shqipërisë dhe të Kosovës, duhet t'ju bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe në Serbi, të gjithë shqiptarëve në Kosovë, në Zvicër, SHBA dhe kudo në diasporë, që kanë të drejtën e votës në Serbi, të bëjnë çdo sakrificë dhe të votojnë në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi për Listën e Përbashkët "Koalicioni Shqiptar".

Në veçanti, ju bëj thirrje të gjithë studentëve shqiptarë nga Lugina, që studiojnë në Shqipëri dhe Kosovë, të gjithë atyre që janë diplomuar në Shqipëri dhe Kosovë, të japin të parët shembullin, jo vetëm duke votuar më 25 tetor në Serbi, por edhe duke u bërë thirrje familjarëve, të afërmve, miqve dhe të njohurve të tyre shqiptarë kudo ku janë, me të drejtë vote në Serbi, që të votojnë edhe ata.

Kjo mundësi historike nuk duhet humbur!

Është e vetmja rrugë, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Serbi, për t'i dhënë fund pasivizimit të adresave që është një genocid i pastër edhe pse i padukshëm, por në thelb ekstreminues për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe Serbisë.

Ndaj të gjithë duhet të punojnë për këtë qëllim, që të ketë sa më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, që të ngrenë zërin që Qeveria e Serbisë të respektojë marrëveshjet në të kaluarën.

Sa më shumë deputetë shqiptarë të ketë në Parlamentin e Serbisë, aq më i mundshëm është edhe demokratizimi i Serbisë dhe avancimi i të gjitha çështjeve që prekin drejtpërdrejt jetën, të drejtat dhe të ardhmen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe në Serbi.

Edhe 13 ditë që shqiptarët e Serbisë të kenë përfaqësimin më të fuqishëm dhe më historik në Parlamentin e Serbisë dhe t'ja këndojnë aty live Ivica Daçiçit këngën "Mora mandolinën", që dhe ai të çmallet me fëmijërinë e vet.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.