Ministria e Jashtme e Izraelit zbulon marrëveshjet që do firmosen në Tiranë, Rama hesht

Ministri i Jashtëm i Izraelit Gideon Sa’ar vjen sot në Tiranë për një vizitë zyrtare ku pritet dhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare në disa fusha të ndryshme.
Axhenda parashikon takime të kryediplomatit Sa’ar me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e parlamentit Niko Peleshi dhe homologun Ferit Hoxha.
Marrëveshja përkon me disa kontrata mes Shqipërisë dhe kompanive izraelite në fushën e tregtisë, sigurisë kibernetike, novacionit, menaxhimit të ujit, energjisë, shëndetësisë dhe bujqësisë, sqarohet në faqen zyrtare të Ministrisë izraelite.
Ministria e Jashtme izraelite thekson marrëdhënien e mirë mes dy vendeve, duke cituar edhe mbështetjen e Tiranës zyrtare ndaj Izraelit kundër Iranit dhe Hamasit.
“Marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të forta. Tirana ka shprehur mbështetje për Izraelin, duke e shpallur Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste dhe duke dënuar sulmet terroriste të Hamasit”, përfundon njoftimi.
Ndërkohë zyra e Edi Ramës ka heshtur dhe nuk ka zbuluar asnjë detaj lidhur me marrëveshjet që do të firmosen.
Lexo edhe
POLITIKE
Hekurudha e re/ ‘Duhet të jemi falenderues që po vjedhin pak’, Teliti: Tarifë korrupsioni, do të paguhet nga taksat tona

Grupi Parlamentar i PS njofton mbledhje të mërkurën, ja mesazhi për deputetët

Këlliçi: Spiropali të bashkëpunojë me drejtësinë! Të tregojë faktet për shantazhet e Ballukut

Balluku votoi hartën territoriale/ Bardhi: E papranueshme që një person i akuzuar të votojë

Nen për nen/ Nga tenderat, te krimet zgjedhore, cilët shpëtojnë nga arrestimi me draftin “Rama”





