Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë Kurti: Drafti i parë i Ligjit për Specialen dorëzohet javën e ardhshme nga grupi i ekspertëve Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Antisocial dhe mashtrues, pensionistëve u duhet një shekull për të arritur pensi... Shtrenjtim deri në 4-fish! ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave, preken familjarë dhe biznese SHBA po ndryshon kurs ndaj Kinës! Pse Donald Trump mund të jetë 'miku i fundit amerikan' i Xi Jinping-ut? Jakup Krasniqi pranë familjes në Prishtinë, Kurti: Momente të vështira, urojmë që gjithçka të shkojë mirë...
POLITIKE

Denoncimi i fortë: Serbët po spiunojnë ushtrinë shqiptare

P
Piranjat 4 October 2026, 16:27 · 3 min lexim
Denoncimi i fortë: Serbët po spiunojnë ushtrinë shqiptare

Analisti i sigurisë, Drizan Shala ka publikuar dëshmi se ushtria shqiptare po vëzhgohet prej kohësh nga një llogari serbe. Në një analizë të botuar në Tirana Examiner, Shala tregon se më 2 tetor llogaria Dunav Intel në rrjetin X, që i vulos fotografitë me cirilikë serbe, nxori pamje të Forcave të Armatosura në poligonin e Bizës dhe i quajti ekskluzive.

Në fotografi duken radhët e çadrave, kolonat e mjeteve taktike dhe kazermat e vjetra. Janë bërë nga një pikë mbi poligon, në kohën kur trupat ishin aty.

Sipas Shalës, vetë llogaria thotë se e ndjek Bizën prej më shumë se dy vjetësh. Ajo regjistron edhe fluturimet e dronëve shqiptarë Bayraktar nga baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, një nga një, sipas kodit të transponderit.

“Kjo llogari është një pjesë e dukshme e një përpjekjeje më të gjerë për të vëzhguar Forcat e Armatosura shqiptare, me karakter armiqësor dhe në interes të Serbisë”, shkruan Shala.

Ai kujton se presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ka quajtur partneritetin e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës “të drejtuar kundër Serbisë”. Serbia ka buxhetin më të madh të mbrojtjes në rajon dhe tri javë më parë zhvilloi në Peshter një stërvitje me skenar sulmues.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes i ka thënë Tirana Examiner se problemi është i vazhdueshëm dhe se Shqipëria nuk ka kapacitete antidron, as kundër këtij spiunazhi, as kundër kërcënimeve të tjera.

Analiza e lidh këtë me hetimin e SPAK-ut në Ministrinë e Mbrojtjes. Sipas Tirana Examiner, blerja që po hetohet është pikërisht një sistem antidron, pajisja që do t’i zbulonte dhe do t’i rrëzonte dronët mbi Bizë e Kuçovë. Botimi thekson se ky informacion nuk vjen nga dosja hetimore.

Shala shkruan se SPAK ka të drejtë të hetojë, por vëren se të dhënat dolën në portale që ditën e parë: numri i dosjes, kontrolli personal, lloji i dokumenteve të marra. Ai kërkon që dokumentet të shqyrtohen nën sekret hetimor, nga oficerë me certifikatë sigurie, dhe që burimi i rrjedhjeve të zbardhet me të njëjtën energji si vetë blerja.

Analisti nuk pretendon se llogaria serbe, skandali mediatik dhe rrjedhjet nga dosja janë të koordinuara. Por përfundimi i tij është i ashpër: “Punën e armikut po e bëjmë vetë.”

“Dikur pyetja ishte kush po e vëzhgon ushtrinë shqiptare. Tani është pse kaq shumë njerëz brenda Shqipërisë po ia bëjnë ushtrisë më të vështirë t’i ndalë ata që e vëzhgojnë”, shkruan ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.