Denoncimi i Piranjave/ Luçiano Boçi: Taulant Balla kujton se ligji është si doktoratura e tij e arnuar me plagjiatura copa-copa nga të tjerët

Piranjat në emisionin e javës së kaluar vërtetuan se diploma e mbrojtur në vitin 2015 në Universitetin Aleksandër Joan Kuza në Iași të Rumanisë, doktoratura e një nga figurave kryesore të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me titull “Reformimi i Sistemit të vendimmarrjes në Bashkimin Europian”, rezulton plagjiaturë.
I gjithë kapitulli 5 është i kopjuar. Taulant Balla e ka vjedhur informacionin nga një punim shkencor i “Qendrës për Kërkime Politike Europiane” në Bruksel, material i botuar në vitin 2009 dhe i mbrojtur me të drejtat e autorit.
Lidhur me këtë fakt ka reaguar edhe deputeti i PD, Luçjano Boçi i cili shprehet:
“Plagjaturisti Taulant Balla, i kapur në vjedhje, kujton se ligji është si doktoratura e tij e arnuar me plagjiatura copa-copa nga të tjerët.
Meqenëse nuk është mësuar të citojë me referenca të sakta, siç e imponon standarti shkencor dhe logjik, po i sjell saktësisht nenin 90, pika 1, të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” , i cili thekson se:
“Këshillat bashkiakë dhe të qarqeve, që janë të përfshirë drejtpërdrejt në riorganizim, si dhe kryetarët e tyre japin mendimin e tyre zyrtar dhe, nëse ka, edhe mendimin “kundër” të një pjese të këshilltarëve të këshillit përkatës.”
M.q.s ia zverdhën pasazhet e vjedhura, që disa i kishte dhe me ndërrime vendesh kryefjale e kallëzuesi, po ia zverdh dhe unë pasazhin që qartazi e përcakton se mendim japin:
“Këshillat Bashkiakë që janë përfshirë drejtpërdrejtë në riorganizim.”
Taulant, kur del në konkluzione dhe përgojon ligjin e ke detyrë citimin e saktë dhe jo ndërrimin e vendit të fjalëve në ligj, siç je mësuar të bësh ti “shkencë” me plagjiaturë”.
Lexo edhe
POLITIKE
Dënimet e ish-drejtuesve të UÇK-së, Berisha nga Strasburgu: Apeli t’i shqyrtojë objektivisht

Skandali i SHISH/ Strazimiri: SPAK i ka provat edhe për Edi Ramën dhe nuk vepron

Skandalet e qeverisë/ Ina Zhupa me delegacionin e Bundestagut: Korrupsioni, pengesë për integrimin në BE

Tenderi i antenave të RTSH, hije skandali mbi KPP

Prej 5 muajsh shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama nga Brukseli: Reflektuam, krijuam ‘pasqyrën inteligjente’!






