Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
POLITIKE

Tenderi i antenave të RTSH, hije skandali mbi KPP

P
Piranjat29 September 2026, 15:48 · 3 min lexim
Tenderi i antenave të RTSH, hije skandali mbi KPP

Kur kanë kaluar mbi dy muaj që Komisioni i Porkurimit Publik mban peng dosjen e tenderit për mirmëmbajtjen e antenave të Radiotelivizonit Shqiptar, dyshimet për një aferë korruptive sa vinë e shtohen.

I emëruar në krye të KPP si një kandidaturë e të pandehurës Belinda Balluku, zsoti Ismail Shehu ka shkelur me vetëdije ligjin, i cili parashikon se brenda një afati 20- 30 ditor u duhet kthyer përgjigjë subjekteve që kanë marrë pjesë në garën për mirëmbajtjen e antenave.

Fakti që fituesi është shpallur dhe ankesat e pkesmarrësve të tjerë janë administruar, por kanë kaluar dy muaj mbi afatin ligjur që bllokohet vijimësia e procedurave, nuk mund të shpjegohet veçse me ndërhyrje të dyshimta që mund të prodhojnë një skandal të ri për mazhorancën.

Vetë KPP nuk ka dhënë asnjë shpjegim zyrtar për mbajtjen peng të procedurave ligjore, por burime brenda institucionit flasin për ndërhyrje ekstra ligjore që do të kenë pasoja jo vetëm për transemtuesin publik por edhe për trafikun ajror, antenat e radiove të policisë dhe atyre të Shërbimit Informativ, antenat e të cilëve janë vendosur në kullat e antenave të RTSH, që kanë nevojë urgjente për mirëmbajtje.

E çuditshme është se, pavarëisht se afati është kaluar me dy muaj duke rrezikuar jo thjesht programet e RTSH por edhe sigurinë komëbtare, drejtuesit e televizionit publik nuk i janë drejtuar ende prokurorisë për të hetuar interesat që fshihen pas kësaj afere. Dosja e tenderit për mirëmbajtjen e antenave, është dorëzuar nga Radiotelevizioni Shqiptar më 23 qershor pas ankesave të dy operatorëve humbës.

Përgatitja e dokumentacionit të tenderit zgjati tre muaj, nga 26 marsi deri më 26 qershor, ndërsa pas shpalljes së procedurës, u regjistruan 3 operatorë konkurrues, u shpall fituesi dhe u administruan ankesat e paraqitura nga operatorët pjesëmarrës. Për më tepër që një nga kompanitë ankuese, rezulton sipas vetë KPP me dokumenta të falsifikuara.Por, ndërsa po mbyllet shtatori, ende nuk ka përgjigje nga KPP. Pra është e qartë që zvarritja nuk ka asnjë lidhje më procedurat teknike, por me interesa që duhen hetuar.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.