Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo Përmbytjet përfshijnë Thethin, situatë problematike në Fushë-Theth Maratona e Tiranës ndryshon qarkullimin të dielën, ja rrugët e bllokuara dhe linjat urbane që devijohen AL JAZEERA: NATO nuk do mbajë samit në Shqipëri, ndërsa Rama po përballet me kritika dhe protesta Kush është “Napoleoni” shqiptar? Bosi i kokainës që sfidon “Ndranghetën” dhe streha e tij në Dubai?!... E transferoi në burgun e Fierit/ Veliaj kallëzon drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo për ... Letra drejtuar GJKKO për prova të reja nga SHBA, Meta: Procesi të zhvillohet me transparencë dhe respektim ... Skandali që rrëzoi perandorin e Nvidia-s/ Bloomberg zbulon orët e fundit të Jensen Huang para dorëheqjes: N... Përmbytet Thethi nga reshjet e dendura, bllokohen banorë dhe turistë nga shembja e gurëve Pas denoncimit në Piranjat News, Bashkia e Lezhës ndërhyn te rruga e spitalit, pastrohet e gjithë zona! Zelensky paralajmëron shkëmbimin më të madh të të burgosurve me Rusinë: Negociatat po japin rezultate konkr... Trump paralajmëron për ndërhyrje ushtarake në Kubë
POLITIKE

Dita Kombëtare e Trashëgimisë/ Ina Zhupa: Do ta vazhdoj betejën kundër koncesioneve të pasurisë kulturore

P
Piranjat29 September 2026, 18:40 · 3 min lexim
Dita Kombëtare e Trashëgimisë/ Ina Zhupa: Do ta vazhdoj

Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka rikthyer në vëmendje betejën e saj në Kuvend kundër dhënies me koncesion të pasurive të trashëgimisë kulturore.

Zhupa thekson se ka propozuar ndryshimin e neneve 171, 172 dhe 173 të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore, por nisma është rrëzuar nga mazhoranca.

Ajo bën të ditur se projektligji është ridepozituar sërish në Kuvend, këtë herë edhe në mbështetje të kërkesave të qytetarëve dhe protestuesve për mbrojtjen e trashëgimisë, por ende nuk është futur për shqyrtim.

Zhupa deklaron se do ta vijojë betejën për mbrojtjen ligjore të monumenteve dhe pasurive kulturore, duke kundërshtuar çdo përpjekje për kthimin e tyre në burim biznesi dhe fitimi.

Sot është Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore.

Një ditë që duhet të na kujtojë se trashëgimia kulturore nuk është mall tregtar dhe monumentet tona nuk mund të trajtohen si prona për t’u ndarë me koncesion.

Pikërisht në Kuvend kam propozuar ndryshimin e Ligjit për Trashëgiminë Kulturore, për të ndaluar dhënien me koncesion të pasurive të trashëgimisë, përmes ndryshimit të neneve 171, 172 dhe 173. Propozimi im u rrëzua nga mazhoranca dhe video është pjesë e prezantimit.

Është një rast unik që shteti të krijojë mekanizma për ta trajtuar trashëgiminë tonë si mall tregtar, duke i hapur rrugë dhënies me koncesion të pasurive që u përkasin të gjithëve.

Projekligji im është ridepozituar sërish në Kuvend, këtë herë edhe si kërkesë e drejtpërdrejtë e protestuesve dhe qytetarëve që kanë ngritur zërin për mbrojtjen e trashëgimisë. Por ende nuk është futur për shqyrtim.

Dhe heshtja e mazhorancës tregon se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar. Sepse kur pasuritë e trashëgimisë shihen si “llokma” për t’u shpërndarë, interesi publik mbetet përsëri i fundit në radhë.

Unë do ta vazhdoj këtë betejë!

Do të kërkoj që trashëgimia kulturore të mbrohet me ligj, jo të shpërndahet me koncesione. Do të vazhdoj të kundërshtoj çdo përpjekje për ta kthyer historinë, monumentet dhe pasuritë tona kulturore në biznes me qëllim fitimin.

Trashëgimia nuk është pronë e qeverive. Është pasuri e shqiptarëve dhe përgjegjësi për brezat që vijnë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.