Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo Përmbytjet përfshijnë Thethin, situatë problematike në Fushë-Theth Maratona e Tiranës ndryshon qarkullimin të dielën, ja rrugët e bllokuara dhe linjat urbane që devijohen AL JAZEERA: NATO nuk do mbajë samit në Shqipëri, ndërsa Rama po përballet me kritika dhe protesta Kush është “Napoleoni” shqiptar? Bosi i kokainës që sfidon “Ndranghetën” dhe streha e tij në Dubai?!... E transferoi në burgun e Fierit/ Veliaj kallëzon drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo për ... Letra drejtuar GJKKO për prova të reja nga SHBA, Meta: Procesi të zhvillohet me transparencë dhe respektim ... Skandali që rrëzoi perandorin e Nvidia-s/ Bloomberg zbulon orët e fundit të Jensen Huang para dorëheqjes: N... Përmbytet Thethi nga reshjet e dendura, bllokohen banorë dhe turistë nga shembja e gurëve Pas denoncimit në Piranjat News, Bashkia e Lezhës ndërhyn te rruga e spitalit, pastrohet e gjithë zona! Zelensky paralajmëron shkëmbimin më të madh të të burgosurve me Rusinë: Negociatat po japin rezultate konkr... Trump paralajmëron për ndërhyrje ushtarake në Kubë
POLITIKE

Vendimi për Avokatin e Popullit, Bardhi: Mashtrimi publik i Gjykatës Kushtetuese për akte dhe fakte që janë të njohura botërisht

P
Piranjat29 September 2026, 16:44 · 3 min lexim
Vendimi për Avokatin e  Popullit, Bardhi: Mashtrimi publik i Gjykatës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e PD-së lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Në një reagim publik, Bardhi tha se kërkesa është rrëzuar për qëllime politike, ndërsa akuzoi Gjykatën Kushtetuese se po mashtron publikisht.

Ai u shpreh se dënon me forcë shtrembërimin e fakteve dhe provave nga Gjykata Kushtetuese, duke shtuar se një gjykatë që deformon faktet humbet besueshmërinë. Sipas Bardhit, PD kishte tërhequr mbështetjen për kandidaturat më 5 dhjetor 2025, ndërsa Komisioni i Ligjeve i kishte verifikuar kandidaturat dhe i kishte kaluar për votim në seancë plenare më 9 dhjetor.

Bardhi: Mund të kishin thënë thjesht “rrëzohet”, për qëllime politike, pa pasur nevojë të mashtronin publikisht. Në çdo rast, çfarëdo lloj vendimi që do të merrte Gjykata Kushtetuese, ne do ta respektonim di të detyrueshëm për zbatim. Por mashtrimin publik nuk e respektojmë dot; përkundrazi, e përbuzim me përçmim.

Dënoj me forcë shtrembërimin e fakteve dhe provave nga Gjykata Kushtetuese. Një gjykatë që deformon faktet, humbet besueshmërinë. Gjykata Kushtetuese, në njoftimin publik për arsyet e rrëzimit të kërkesës së Grupit Parlamentar të PD-së për paligjshmërinë e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, shprehet se: “Në rastin në shqyrtim, ky kusht ishte plotësuar në momentin e verifikimit nga Komisioni i Ligjeve të kandidaturave dhe kalimin e tyre për votim në seancë plenare. Në këtë mënyrë, procesi kishte sjellë pasoja konkrete, NDAJ TËRHEQJA E MBËSHTETJES PAS KALIMIT TË KËSAJ FAZE nuk mund të sjellë më pasoja në procedurën vijuese parlamentare.”.

Ky është thjesht një mashtrim publik, që vendos në pikëpyetje të fortë kushtetutshmërinë e vendimmarrjes së Gjykatës në rastin konkret. Grupi Parlamentar i PD-së ka tërhequr mbështetjen në datën 5 dhjetor 2025, përmes shkresës nr. 3853 Prot., datë 05.12.2026. Ndërkohë, Komisioni i Ligjeve ende nuk kishte bërë atë që Gjykata thotë se e kishte bërë: verifikimin e kandidaturave dhe kalimin e tyre për votim në seancë plenare. Verifikimi nga Komisioni i Ligjeve i kandidaturave dhe kalimi i tyre për votim në seancë plenare është bërë në mbledhjen publike të Komisionit në datën 9 dhjetor 2025, pra 4 ditë pas tërheqjes së mbështetjes. Mashtrimi publik i Gjykatës Kushtetuese për akte dhe fakte që janë të njohura botërisht, lehtësisht të verifikueshme, justifikon edhe arsyet jokushtetuese të Gjykatës Kushtetuese për të mos pranuar kërkesën tonë që çështja të shqyrtohej në seancë plenare publike, transparente dhe që opinioni publik të kishte mundësi të njihej me rrethanat e çështjes.

Një Gjykatë që i shmanget transparencës dhe që mashtron opinionin publik mbi fakte të njohura publikisht, nuk bën drejtësi, por politikë. Kjo është thjeshtë e papranueshme për një shtet ligjor!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.