Në një intervistë në edicionin e pasdites në Syri TV, Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, denoncoi përpjekjet e këshilltarëve socialistë për të përdorur mbledhjen e Këshillit Bashkiak për rikthimin e Erion Veliajt në skenën politike.
Teliti tha se në vend që të dëgjohen qytetarët për ndryshimet e reformës territoriale-administrative, mazhoranca kërkon të dëgjojë vetëm Veliajn, duke kërkuar që banorët e Kombinatit, Qendrës, Kinostudios, Vaqarrit, Kasharit, Pezës, Ndroqit dhe Farkës të pyeten drejtpërdrejt për problematikat dhe nevojat e tyre.
Teliti kritikoi gjithashtu vonesën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak dhe miratimin me vonesë të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.
Ai ngriti pikëpyetje mbi funksionimin e Bashkisë së Tiranës dhe se kush po firmos aktualisht aktet dhe kontratat e institucionit, ndërsa Erion Veliaj ndodhet në paraburgim.
Teliti u shpreh se Veliaj duhet të kishte bërë një akt delegimi te një prej nënkryetarëve për të garantuar vijimin e punës së bashkisë, ndërsa akuzoi mazhorancën se po e mban institucionin të bllokuar dhe se nuk po i jep përparësi interesit të qytetarëve të Tiranës.
Pjesë nga intervista:
Të siguroj që Tirana është më mirë pa Erion Veliajn në zyrë, në mbledhjet e Këshillit Bashkiak.
Kur vinte në fillimet e këtij këshilli, kur vinte në Këshillin Bashkiak, bënte atë retorikën e shpifur, shpifëse në pjesën dërrmuese të rasteve, duke sajuar gjëra të paqena, pastaj si një frikacak vraponte të hipte në zyrë apo për t’u larguar nga ambientet e bashkisë.
Si gjithmonë, ashtu siç është përdorur që Erion Veliaj është në paraburgim, këshilltarët e majtë janë munduar ta nxjerrin në ajrim Erion Veliajn, për ta sjellë dy-tre orë këtu në Tiranë, që ai të bëjë atë retorikën e vet politike, përsëri shpifëse, denigruese dhe absolutisht jo në interes të qytetarëve.
Çfarë do të diskutojë sot Këshilli? Do të diskutojë një propozim të ardhur nga Kuvendi i Shqipërisë, nga një grup deputetësh të mazhorancës socialiste, për sa i përket ndryshimeve të reformës territoriale-administrative.
Çfarë na duhet ne mendimi i Erion Veliajt? Pse na duhet mendimi i qytetarëve të Tiranës? Dhe këtë kërkuam sot në Këshill, këtë kërkova edhe në emër të opozitës sot në Këshill.
Të shkojmë te qytetarët, t’i pyesim çfarë duan ata, të pyes qytetarët e Kombinatit, qytetarët e qendrës, Kinostudios, Vaqarrit, Kasharit, të Pezës, Ndroqit, po edhe të Farkës, t’i pyesim çfarë problematikash kanë ata, çfarë hallesh kanë ata, t’i pyes se çfarë duhet bërë dhe riformatuar Tirana.
Por jo, për këshilltarët socialistë nuk duhet pyetur shqiptarët e Tiranës, por duhet pyetur vetëm Erion Veliaj. Këtë e bëjnë si instrument që ai të dalë dy-tre orë, sepse nuk e konsiderojnë të qenurit këshilltarë si një detyrim për t’u shërbyer qytetarëve, por e shohin të qenurit si detyrim për t’i shërbyer kryetarit, i cili, e dimë tashmë, ka akuza të rreshtuara njëra pas tjetrës, mbi 11 akuza, njëra më e rëndë se tjetra, të gjitha lidhen me shkelje të hapura të interesit publik dhe ekonomik të qytetarëve të Tiranës.
Ne sot kërkuam se pse i kemi dy muaj e gjysmë pa u mbledhur në Këshillin Bashkiak të Tiranës. E dini që sot Këshilli Bashkiak do të miratojë ndihmën ekonomike të muajit korrik, pra, pasi bënë plazh mirë e mirë këshilltarët socialistë, pasi u ënjtën drekave dhe darkave në plazhet e Shqipërisë dhe jashtë Shqipërisë, i harruan që kjo Tiranë ka mbi një mijë familje që trajtohen me ndihmë ekonomike, kanë nevojë për ato qindarka që i jep buxheti i qytetarëve të Tiranës për të mbajtur frymën gjallë.
Nuk u zhvillua mbledhje në muajin gusht se kishin pushime, zotërinj dhe zonja, mirë, në gusht, por as në ditët e para të shtatorit nuk u mblodh Këshilli Bashkiak, me justifikim se donin të prisnin datën 16 shtator, me shpresën e madhe që lideri i tyre, ai i tyre, do të lirohej dhe t’u vinte më në fund dhe të shikonin ëndrra me sy hapur në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Mirë, kaloi data 16, por pritëm deri në fund të muajit shtator, pra ditën e sotme, për të miratuar jo ndihmën ekonomike të shtatorit, jo të gushtit, por ndihmën ekonomike të korrikut. Kjo është një situatë skandaloze.
Dhe, për më tepër, ngritëm sot zërin fuqimisht edhe për të pyetur, për të qartësuar jo qytetarët, por edhe ne, se kush po firmos sot Bashkia e Tiranës, kush është ai sot që firmos marrjen e angazhimeve në Bashkinë e Tiranës, kush është ai që firmos sot kontratat e Tiranës. Është ende e paqartë. Zyrtarisht është Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, por ka mundësi që ai ta ushtrojë, ende nuk ka bërë delegim.
Doli vendimi i Gjykatës së Lartë që ai nuk do të lirohet nga qelia dhe ka vazhduar dhe këto dy javë, jo ta çlirojë Tiranën duke e bërë aktin sublim të dorëheqjes, të bënte aktin tjetër të delegimit që një prej nënkryetarëve, për të vazhduar atë mbarëvajtje minimale të punëve të Tiranës, por nga Durrësi, zotëria vazhdon prej një viti e gjysmë që mban peng Tiranën.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
29 Shtator17:28
Ambasada e SHBA: Ambasadori Wendt merr detyrën në Shqipëri. Një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar zyrtarisht marrjen e detyrës nga ambasadori i ri amerikan në Shqipëri, Eric...
POLITIKE
29 Shtator17:02
Dua Lipa mbështeti protestën e shqiptarëve, Rama: E dua shumë, por ajo është këngëtare, jo Papa
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Bruksel në lidhje me turizmin, ku u shpreh se vendi ynë ka si qëllim arritjen e majave ...
POLITIKE
29 Shtator16:44
Vendimi për Avokatin e Popullit, Bardhi: Mashtrimi publik i Gjykatës Kushtetuese për akte dhe fakte që janë të njohura botërisht
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e ...
POLITIKE
29 Shtator16:33
Denoncimi i Piranjave/ Luçiano Boçi: Taulant Balla kujton se ligji është si doktoratura e tij e arnuar me plagjiatura copa-copa nga të tjerët
Piranjat në emisionin e javës së kaluar vërtetuan se diploma e mbrojtur në vitin 2015 në Universitetin Aleksandër Joa...
POLITIKE
29 Shtator16:18
Dënimet e ish-drejtuesve të UÇK-së, Berisha nga Strasburgu: Apeli t’i shqyrtojë objektivisht
Sali Berisha foli në Bruksel për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, duke u ndalur te zgjedhjet e përsëritura, procesi i zgje...
POLITIKE
29 Shtator16:09
Skandali i SHISH/ Strazimiri: SPAK i ka provat edhe për Edi Ramën dhe nuk vepron
Deputeti i Partisë Demokratike Gent Starzimir në një intervistë deputeti demokrat tha se SPAK i ka provat për Edi Ramën por nuk ve...
POLITIKE
29 Shtator16:05
Skandalet e qeverisë/ Ina Zhupa me delegacionin e Bundestagut: Korrupsioni, pengesë për integrimin në BE
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja Ina Zhupa, zhvilloi një takim me delegacionin e Bundestagut gjerman, ...
POLITIKE
29 Shtator15:48
Tenderi i antenave të RTSH, hije skandali mbi KPP
Kur kanë kaluar mbi dy muaj që Komisioni i Porkurimit Publik mban peng dosjen e tenderit për mirmëmbajtjen e antenave të Radiotelivizon...
POLITIKE
29 Shtator14:57
Prej 5 muajsh shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama nga Brukseli: Reflektuam, krijuam ‘pasqyrën inteligjente’!
Prej pesë muajsh protestat vijojnë me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa nga Brukseli kreu i qeveris&...
POLITIKE
29 Shtator14:20
PD kërkesë për informacion zyrtar Kryeministrit dhe Presidentit për çështjen e SHISH
Partia Demokratike i ka dërguar këtë të martë një kërkesë zyrtare për informacion Kryeministrit Edi Rama dhe Pres...