POLITIKE

Ditmir Bushati godet Ramën: Raporti i ngushtë Tiranë-Beograd është i gabuar

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Tetor 2026, 21:58
Ditmir Bushati godet Ramën: Raporti i ngushtë Tiranë-Beograd

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka kritikuar qasjen e politikës shqiptare ndaj Serbisë, duke thënë se raporti i ngushtë mes pushtetit në Tiranë dhe atij në Beograd është ‘artificial në rastin më të mirë dhe i gabuar në rastin më të keq’.

Duke folur në podcastin ‘PIKË’ me publicistin Veton Surroi, Bushati u shpreh se politika shqiptare në përgjithësi nuk e njeh mjaftueshëm Serbinë dhe se për ta kuptuar atë duhet parë edhe përmes perspektivës së Kosovës.

‘Duhet të them që përgjithësisht politika shqiptare nuk e njeh Serbinë. Është artificiale në rastin më të mirë dhe është e gabuar në rastin më të keq, kjo lidhje e ngushtë mes pushtetit në Serbi dhe pushtetit në Shqipëri’, ka thënë Bushati.

Sipas tij, pushteti në Serbi e ka shfrytëzuar këtë raport për të krijuar dallime mes shqiptarëve, duke paraqitur shqiptarët e Shqipërisë si ‘të mirë dhe modernë’, ndërsa shqiptarët e Kosovës si ‘kokëfortë’ e ‘të pagdhendur’.

Bushati shtoi se ky kategorizim së fundmi është shtrirë edhe te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

‘Ne nuk duhet të kemi kompleks ta themi që edhe për shkak të historisë ne nuk e njohim Serbinë dhe ne duhet ta shohim Serbinë përmes syve të Kosovës’, ka deklaruar ai.

Megjithatë, Bushati theksoi se kjo nuk nënkupton që Shqipëria duhet të ketë qëndrim armiqësor ndaj Serbisë apo të refuzojë dialogun.

‘Kjo nuk do të thotë që as mos të ulemi në tavolinë apo të kemi një qëndrim armiqësor ndaj Serbisë; kjo nuk do të thotë që të mbetemi peng apo në burgun e historisë’, shtoi Bushati.

Ai vlerësoi se historia dhe gjeografia janë dy komponentë kryesorë të politikës së jashtme dhe se këta faktorë, sipas tij, nuk po kuptohen sa duhet nga pushteti në Tiranë.

Bushati tha se raporti aktual mes Tiranës dhe Beogradit ka krijuar një ‘stabilitet fallco’ dhe një ‘partneritet në vallëzim fallco’, të mbështetur në idenë se të dyja kryeqytetet janë çelësat e stabilitetit në rajon. Ai shtoi se ky raport ka pasur edhe ‘efekt përçarës’ te faktori shqiptar në rajon dhe se nevojitet një korrigjim në vitet në vijim.

‘Do ta imagjinoja apo do të dëshiroja dhe një Shqipëri me një raport më të shëndetshëm që shkon përtej raportit personal, me Serbinë’, ka përfunduar Bushati.

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime