Protesta kundër qeverisë, qytetarët i lënë kryeministrit mesazhin poshtë zyrës: Rama = Krimi!

Qytetarët i kanë lënë një mesazh gjigant kryeministrit Edi Rama, poshtë zyrës së tij, në ditën e 127-të të protestës kundër qeverisë.
Protestuesit kanë shkruar në shesh mbiemrin e kryeministrit, “RAMA”, i cili nga ana tjetër “pasqyrohet” me fjalën “KRIMI”, duke krijuar mesazhin “Rama = Krimi”.
Mesazhi i qytetarëve vjen edhe si ironi ndaj platformës së re të qeverisë, “Pasqyra Albania”, një nismë e prezantuar pas protestave masive që zhvillohen në Tiranë prej më shumë se katër muajsh.
Protesta e sotme vjen pas 127 ditësh qëndrese të njëpasnjëshme, ndërsa gjatë tubimit qytetarët kanë ngritur çështje që lidhen me qeverisjen, korrupsionin, përfaqësimin politik dhe situatën ekonomike e sociale në vend.
Organizatorët kanë deklaruar se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa për nesër janë paralajmëruar protesta të tjera, përfshirë tubime me pjesëmarrjen e studentëve dhe protesta pranë institucioneve të Kuvendit.
Marshimi në rrugët e Tiranës vijon, ndërsa protestuesit shprehen se do ta vazhdojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Lexo edhe
POLITIKE
“Shqipëria po bën revolucion”, mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

“Studentët rikthehen, do t’i prijnë Revolucionit"/ Aktivisti Aliaj: Nesër protestë te Kryesia dhe te Parlamenti, t’u themi se nuk na përf...

“Politika të mos ndërhyjë te SPAK”/ Politikani i lartë gjerman mesazh Ramës: Korrupsioni, pengesë për BE-në

Pedagogu Vorpsi-Ramës: Dorëheqja është minimumi i asaj që mund të bësh

FOTO/ Qytetarët ironizojnë me pankarta: Rama me pasqyrë, Bela me skandal

“Protestë në çdo seancë”, thirrja e qytetarit: Të bllokojmë Parlamentin, boll e tërhoqën Atdheun zvarrë

“Ky shesh do ta ndalë këtë regjim”/ Aktivisti, Edison Lika: Belinda Balluku e ka vendin në burg

Revolta e 127 kundër qeverisë/ Pas organizimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë





