Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë Kurti: Drafti i parë i Ligjit për Specialen dorëzohet javën e ardhshme nga grupi i ekspertëve Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Antisocial dhe mashtrues, pensionistëve u duhet një shekull për të arritur pensi... Shtrenjtim deri në 4-fish! ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave, preken familjarë dhe biznese
POLITIKE

“Studentët rikthehen, do t’i prijnë Revolucionit"/ Aktivisti Aliaj: Nesër protestë te Kryesia dhe te Parlamenti, t’u themi se nuk na përfaqësojnë

P
Piranjat 4 October 2026, 20:53 · 2 min lexim
“Studentët rikthehen, do t’i prijnë Revolucionit"/

Aktivisti Mirjan Aliaj, gjatë protestës së 127-të kundër qeverisë, foli për protestat e paralajmëruara për ditën e nesërme, më 5 tetor.

Aliaj deklaroi se studentët do të rikthehen në protestë dhe u bëri thirrje të rinjve që, sipas tij, t’i prijë lëvizjes kundër qeverisë. Aktivisti foli gjithashtu për protestat e paralajmëruara nga bashkitë e vogla, në lidhje me propozimin për ndryshimet në organizimin territorial të vendit.

Sipas tij, protestat do të zhvillohen para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa një tjetër tubim është paralajmëruar në orën 15:00 pranë Parlamentit.

Aliaj bëri thirrje për pjesëmarrje në këto protesta dhe deklaroi se protestuesit synojnë të rrethojnë Parlamentin.

“Në BE nuk mund të shkojmë me Edi Ramën sepse Edi Rama nuk është lider demokratik. Është autokratik dhe nën qeverisjen e tij krimi dhe korrupsioni janë ulur këmbëkryq në çdo institucion. Nesër 5 tetor studentët do të rikthehen. Njësoj si në qershor nesër dhe çdo ditë fjalën e kanë studentët që t’i prijë kësaj protestë, t’i prijnë këtij revolucioni që t’i japin fund regjimit të Ramës.

Nesër bashkitë e vogla që pritet të shkrihen sipas propozimit të qeverisë, kanë njoftuar protestë para Kryesisë së Kuvendit. Krahas kësaj proteste kemi edhe protestë në 15:00 te Parlamenti. Edhe nesër ta rrethojmë Parlamentin dhe t’i tregojmë qeverisë së korruptuan se nuk na përfaqësojnë”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.