Elbasani hap rrugën për bashkimin me Cërrikun dhe Belshin, Këshilli Bashkiak voton pro

Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar sot qëndrimin pro riorganizimit të propozuar administrativo-territorial, i cili parashikon bashkimin e Bashkisë Elbasan me bashkitë Cërrik dhe Belsh. Vendimi është marrë pas konsultimeve publike të zhvilluara në territor, ku qytetarët dhe përfaqësues të komuniteteve kanë paraqitur qëndrimet dhe propozimet e tyre lidhur me reformën.
513 qytetarë pro reformës
Në procesin e konsultimit kanë marrë pjesë gjithsej 670 persona. Sipas të dhënave të paraqitura, 513 prej tyre janë shprehur në favor të riorganizimit, ndërsa 67 kanë qenë kundër. Këto qëndrime janë marrë në konsideratë gjatë hartimit të mendimit që iu paraqit për miratim Këshillit Bashkiak.
26 këshilltarë votuan pro
Nga 51 anëtarët që përbëjnë Këshillin Bashkiak të Elbasanit, në mbledhjen e sotme morën pjesë 36 këshilltarë.Në votim, 26 anëtarë u shprehën pro propozimit, ndërsa 2 votuan kundër. Me këtë vendimmarrje, Elbasani jep zyrtarisht opinionin e tij pozitiv për procesin e riorganizimit territorial që do të bashkonte në një njësi të vetme administrative Elbasanin, Cërrikun dhe Belshin. Në mendimin e miratuar, këshilltarët nënvizojnë se ndryshimi territorial duhet të shoqërohet me garantimin e shërbimeve publike.
Sipas qëndrimit të Këshillit Bashkiak, reforma duhet të sigurojë vijimësinë dhe cilësinë e shërbimeve, por edhe aksesin e qytetarëve dhe përfaqësimin e komuniteteve në territorin e ri administrativ.
Lexo edhe
POLITIKE
“Turp, Vlora shiti Shqipërinë te UDB-ja”, aktivisti Arben Kola: Rama i inkriminoi të gjitha gratë e kabinetit, të largohet një orë e më p...

Gazetari Gjinaj: ‘Dosja e SHISH’ nuk mbyllet me 3 të akuzuarit, Hyseni dha një tjetër provë në SPAK

Aktivistja: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Ergys Agasit për t’i shpëtuar policisë! Protestuesit i arrestojnë dhunshëm

FOTO/ Klodiana Spahiu vendos censurë, për daljet në media mjekët dhe infermierët duhet të marrin miratim

Tabaku: Kërcënimi ndaj Klodiana Lalës tregon shtetin privat. Ky sistem duhet çmontuar

“SPAK e ka të pamundur të mos e thërrasë Ramën”/ Çollaku: Vlora Hyseni përdorte numra serbë e rusë

‘PS rrëzoi kërkesën e PD për rastin e ish-drejtores së SHISH-it’/ REL: Berisha kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës

‘Kryemerimanga në New York’/ Koka: Rama në qendër të skandalit të SHISH dhe përfitimit politik në zgjedhje





