Aktivistja: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Ergys Agasit për t’i shpëtuar policisë! Protestuesit i arrestojnë dhunshëm

Ka nisur përballë godinës së Kryeministrisë protesta e radhës kundër qeverisë, ku qytetarë dhe aktivistë janë grumbulluar për të kërkuar dorëheqjen e kabinetit ekzekutiv dhe reagim ndaj skandaleve të fundit zyrtare.
E pranishme në tubim, aktivistja Sidorela Vatnikaj ka lëshuar akuza të fortë lidhur me kapjen e institucioneve të sigurisë nga elementë të krimit të organizuar.
“Shefat e policisë i ka emëruar kryekrimineli Ergys Agasi. Drejtoresha e SHISH-it, në vend që t’i jepte informacione policisë për të arrestuar Ergys Agasin, i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë. Agasi lëvizte i lirë, ndërsa protestuesit vijojnë të arrestohen dhunshëm. Ndaj edhe sot jemi këtu për t’i thënë qeverisë së krimit, parlamentit të krimit e policisë së krimit se Shqipëria dhe shqiptarët kërkojnë revolucion!”, u shpreh Vatnikaj.
Lexo edhe
POLITIKE
FOTO/ Klodiana Spahiu vendos censurë, për daljet në media mjekët dhe infermierët duhet të marrin miratim

Tabaku: Kërcënimi ndaj Klodiana Lalës tregon shtetin privat. Ky sistem duhet çmontuar

“SPAK e ka të pamundur të mos e thërrasë Ramën”/ Çollaku: Vlora Hyseni përdorte numra serbë e rusë

‘PS rrëzoi kërkesën e PD për rastin e ish-drejtores së SHISH-it’/ REL: Berisha kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës

‘Kryemerimanga në New York’/ Koka: Rama në qendër të skandalit të SHISH dhe përfitimit politik në zgjedhje

Sulmi i Vlora Hysenit ndaj gazetares Klodjana Lala, reagon Gazment Bardhi: Balta dhe shpifjet nuk zëvendësojnë transparencën

“Historia rozë Agasi-Hyseni për të spostuar vëmendjen! Shteti ka rënë!”, Boçi për sulmin e Vlora Hysenit ndaj gazetares Lala: Presion! ...

Skandali në SHISH/ Luçiano Boçi: Vlora Hyseni para drejtësisë, përgjegjësi politike e Ramës! PS e mbuluar nga skandalet





