Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
POLITIKE

“Erdhi një listë nga Kosova me…”/ Artan Hoxha: Vlora Hyseni krijoi rreth të ngushtë, shmangu komunikimin standard

P
Piranjat28 September 2026, 22:19 · 3 min lexim
“Erdhi një listë nga Kosova me…”/ Artan Hoxha:

Gazetari Artan Hoxha ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e emërimit dhe funksionimit të drejtimit të SHISH, duke e vendosur përgjegjësinë te kryeministri Edi Rama.

“Ti e nise me pyetjen, e kujt është përgjegjësia. Është e atij që erdhi në Rinas. Ne e dimë shumë mirë, aq sa e njohim, ai nuk e jep dorëheqjen. Sa më shumë të shtohen skandalet, ai nuk e jep dorëheqjen. Përgjegjësia thashë është e kryeministrit, atë zonjën e ka patur këshilltare dhe e vuri të SHISH.

Tha se nuk flas direkt. Shërbimi sjell informacion dhe ti thua vlen apo jo. E kur diçka nuk shkon, thua çfarë po ndodh. Jemi në NATO dhe kemi objektivat që vijnë. Dhe kemi objektivat tona”, tha Hoxha.

Sipas gazetarit, Vlora Hyseni ka prishur piramidën drejtuese të SHISH dhe kur Ergys Agasi pati pushtet, ra numri i vrasjeve.

“Gjatë shërbimit të vet nuk kishte një dysh. Ndërsa Ergysi nuk është as biznesmen dhe as gangster. Është nga një familje shumë e mirë. U vendos të kishte një pikë mes krimit dhe shtetit, Gysi nuk vlen një lek pa e mbështetur ata poshtë dhe imunitetin nga ai lart. Kur del avokati i vet thotë që zyrtarisht nuk ka patur asnjë rol zyrtar. Miratim nga lart dhe propozim nga poshtë. Kur flet me Gysin ki parasysh se është një strukturë nga pas. Ra numri i vrasjeve, pse? Se ai kishte pushtet. Nga i buron kjo fuqi? Koordinatori i tretë mes krimit dhe shtetit”, tha Hoxha.

Sipas gazetarit, Vlora Hyseni e ka marrë pasaportën shqiptare në vitin 2016.

 “Ka ardhur një listë nga Kosova dhe mes 10 personave ka qenë dhe ajo. Nuk i ka plotësuar kushtet, por i është dhënë për një arsye shtetërore. Para se të bëhej nën drejtoreshë në Kosovë. Kur u ndryshua pushteti në Kosovë. Ca kriteri kishim ne? Kryeministri e mori këshilltare, edhe aty ka kritere. Ky vend ka plot njerëz të shkolluar brenda dhe jashtë për të qenë në atë pozicion. Zgjedhje direkte nga kryeministri. Duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk ndoqe kriteret dhe nuk pyete askënd. Aty u njoh me Agasin, se ai punonte në kryeministri”, tha Hoxha.

Ai u shpreh se Hyseni kur u bë drejtoreshë nuk pati një të dytë dhe bënte takime me ato të krimit të organizuar.

“Pse shkoi zonja Hyseni në këtë lloj historie? Kur u bë drejtoreshë e Shërbimit nuk la numër dy, krijoi një lidhje direkte dhe bënte tre takime në ditë me një nga shefat kryesorë që merrej me krimin e organizuar. Pse me krimin e ortganizuar dhe pse duhej kaq shpesh ky kontakt? Krijoi një rreth të ngushtë. Mori sekretaren e bëri direkt këshilltare. Ajo në shërbim shmangu komunikimin standard”, tha Hoxha.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.