Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike, aktivistja rikujton kërkesat e protestuesve

Për të 121-tën ditë me radhë, qytetarët u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për të vijuar më pas marshimin te Kryeministria, ku protestuan kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Aktivistja Arvina Lleshi ka rilexuar edhe njëherë kërkesat kryesore të protestës. Kërkesa e parë është dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit dhe e qeverisë.
Së dyti, protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.
Kërkesa e tretë lidhet me ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor.
Në këto ndryshime përfshihen ndryshimi i Kodit Zgjedhor, ndryshimi i ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, si dhe kufizimi i ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
Paralelisht, organizatorët kërkojnë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për Zonat e Mbrojtura, anulimin e ndryshimeve në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për Investimet Strategjike.
Kërkesa e pestë parashikon hartimin e një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila sipas organizatorëve do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.
Lexo edhe
POLITIKE
“Auditim në SHISH pas arrestit të Vlora Hysenit”/ Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë. Çfarë thanë kreu i SPAK dhe Kryeministri R...

Flamuj, pankarta dhe flakadanë! Protestuesit “ndezin” rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

Aktivisti ‘ngre peshë’ sheshin: Rama nuk i shmangesh dot ndëshkimit të shqiptarëve!

“Territorialja”/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt voton kundër bashkimit me Tepelenën

"Sa më shumë na kërcënon, aq më të vendosur bëhemi"/ I riu “shpërthen” në protestë: Rama jep dorëheqjen! Të duam në burg





