Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Adriatik Lapaj rikonfirmon: Mbështesim Florjan Binajn për Bashkinë e Tiranës Këlliçi: Dëshmia e Mirel Mërtirit në Vjenë për inceneratorin e Tiranës mund të ketë pasoja “bërthamore” për... Macron pas 10 vitesh si President: Bëra më të mirën që munda, pavarësisht gabimeve  Bardhi: Pse SPAK nuk merr ne pyetje Edi Ramën për mesazhet e takimeve me biznesmenët? Ai është urdhëruesi... VIDEO/ 380 metra rrugë në Tragjas-Vlorë tenderohet 3 milionë euro! “Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”/ Përplasje te Kryeministria, policia shtyn dhe shoqëron... Zyrtare/ AP: Vende anëtare nuk ishin dakord që Samiti i NATO-s të mbahej në Tiranë EMRI- Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë/ Kush është shefi i Krimeve që humbi jetën E rëndë në Vlorë/ Automjeti përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, një i vdekur dhe një i plagosur U arrestua nga policia greke, gjykata merr vendimin për Odise Dhimën! I ndalohet edhe peshëngritja  Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër...
POLITIKE

KQZ letër PS e PD: Duam votim e numërim elektronik në 4 bashki të mëdha për zgjedhjet vendore 2027

P
Piranjat 2 October 2026, 14:53 · 3 min lexim
KQZ letër PS e PD: Duam votim e numërim elektronik në 4 bashki

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur zyrtarisht hapat e parë konsultues me subjektet politike në vend për shtrirjen e teknologjisë në procesin e ardhshëm zgjedhor. Përmes një kërkese zyrtare të siguruar, nënshkruar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, drejtuar forcave kryesore politike, KQZ propozon aplikimin e votimit dhe numërimit elektronik në disa nga bashkitë më të mëdha të vendit për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Sipas shkresës zyrtare, ky hap ndërmerret "në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027 dhe në funksion të modernizimit të proceseve zgjedhore".

Në dokument, KQZ spjegon se pas vlerësimit të të gjithë faktorëve teknikë dhe operacionalë, ka arritur në përfundimin se një shtrirje e pjesshme është rruga më e favorshme:

"Duke marrë në konsideratë aspektet teknike, logjistike dhe administrative, si dhe nevojën për implementim të qëndrueshëm dhe në kohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson se një shtrirje në 3 apo 4 bashki të mëdha përbën një qasje të arsyeshme dhe proporcionale."

Për të realizuar këtë projekt, Celibashi nërmend nevojën e një dakordësie të gjerë politike, duke theksuar se "çdo vendimmarrje për zgjerimin e këtij procesi duhet të mbështetet në një qëndrim të qartë dhe të konsoliduar të partive politike". Për këtë arsye, nga forcat politike kërkohet që të shprehin pozicionin e tyre zyrtar "kohë përpara procesit zgjedhor".

Me qëllim diskutimin e detajeve dhe koordinimin e hapave të mëtejshëm, KQZ u ka kërkuar partive politike të caktojnë përfaqësuesit e tyre për një takim të përbashkët tryeze.

"Kërkojmë nga ana juaj të caktoni përfaqësuesin/t tuaj për të marrë pjesë në një takim konsultues në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ditën e premte, datë 9 tetor 2026, në orën 11:30," thuhet në kërkesën zyrtare, ku kërkohet gjithashtu konfirmimi i pjesëmarrjes përmes postës elektronike zyrtare të institucionit.

Shkresa i është dërguar një spektri të gjerë të partive politike në vend, përfshirë Partinë Socialiste, Partinë Demokratike, Partinë e Lirisë, Partinë Socialdemokrate, si dhe forcat e tjera parlamentare e joparlamentare.

KQZ letër PS e PD: Duam votim e numërim elektronik në 4 bashki

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.