Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Një automjet është përmbysur në rrugën që po punohet, sapo kalon mbikalimin e Rinasit, në krahun e djathtë të...
Një automjet është përmbysur në rrugën që po punohet, sapo kalon mbikalimin e Rinasit, në krahun e djathtë të...
Kompozitori Adrian Hila është proceduar penalisht nga policia. Hetimi ndaj tij do vijojë në gjendje të lirë, ndërsa veprime...
Presidenti rus, Vladimir Putin i ka urdhëruar udhëheqjes ushtarake të Rusisë të braktisë rregullat e luftës, duke shkaktuar...
Presidenti zviceran Guy Parmelin njoftoi të premten se do të largohet nga qeveria në fund të vitit, në një veprim të paprit...
Nga Komisioni i Ligjeve, deputeti i PL, Tedi Blushi i cilësoi deputetët e PS si ‘viktimat’ e kompozitorit pervers, term në të ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur zyrtarisht hapat e parë konsultues me subjektet politike në vend për shtrirjen e teknologjisë...
SPAK ka zhvilluar kontrolle në disa ambiente në kuadër të një hetimi që po vijon, ndërsa në fokus të veprimeve heti...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pasi SPAK kontrolloi banesën e biznesmenit shqiptaro-izraelit Ron Yeff...
Nga Kryesia e Kuvendit, deputetja e PD, Denisa Vata u shpreh se Reforma Territoriale po udhëhiqet nga interesi politik i mazhorancës. Në dekla...
Rrjetet sociale po “ziejnë” ditët e fundit pas publikimit të disa videove intime, ku në to shfaqen persona të njohur nga ...

Nga Kryesia e Kuvendit, deputetja e PD, Denisa Vata u shpreh se Reforma Territoriale po udhëhiqet nga interesi politik i mazhorancës.
Në deklaratën për media, Vata tha se PS ka braktisur qytetarët për llogari të klientëve, ndërsa shtroi se bashkitë kanë nevojë për mbështetje.
Fjala e plotë:
Sot, Komisioni i Ligjeve diskutoi në parim ndarjen e re administrative-territoriale.
Bëhet fjalë për një akt të njëanshëm të kësaj mazhorance, e cila, njësoj si në vitin 2014, nuk i sheh bashkitë dhe qytetarët e tyre si komunitete që duhen mbështetur, si qytetarë të cilëve duhet t’u ofrohen shërbime më të mira dhe më pranë, apo si zona që kanë nevojë për më shumë investime dhe të ardhura.
Ndryshimet e fundit, të ndërmarra në mënyrë të njëanshme dhe antikushtetuese, nuk kanë asnjë qëllim tjetër, përveç krijimit të një harte politike dhe elektorale, e cila përkthehet në diskriminim, mungesë investimesh dhe braktisje të banorëve në disa bashki.
Sot jam këtu për të folur për Bashkinë e Klosit, të cilën socialistët, pa pyetur dhe pa u konsultuar me asnjë banor, po e fshijnë nga harta, sikurse nuk ka ekzistuar kurrë.
Ky është një veprim dhe vendim i papranueshëm. Klosi nuk ka nevojë të fshihet nga harta. Ajo zonë ka nevojë për mbështetje, për investime dhe për politika që i japin mundësi të zhvillohet dhe të mbajë banorët e saj, dhe jo për shkrirje.
Problemet nuk zgjidhen duke i fshirë në letra. Problemet zgjidhen duke garantuar incentiva ekonomike, ndërhyrje me projekte konkrete infrastrukturore dhe sociale, duke krijuar mundësi punësimi dhe duke garantuar shërbime publike cilësore dhe të aksesueshme për çdo banor.
Për këto kanë nevojë sot banorët e Klosit.
Por Partia Socialiste nuk pyet për banorët. Kjo mazhorancë udhëhiqet dhe funksionon vetëm për interesa të ngushta klienteliste.
Edhe kjo vendimmarrje për shkrirjen e Bashkisë së Klosit është klienteliste. Vjen nga ata klientë të cilët nuk pyesin për banorët, për të mirën e tyre dhe për nevojat reale të komunitetit, por udhëhiqen nga i vetmi interes: si të zgjerojnë pushtetin e tyre dhe, në këtë mënyrë, si të vjedhin dhe të grabisin sa më shumë.
Kjo është arsyeja pse po tentohet të shkrihet Klosi.
Por qytetarët e kanë kuptuar këtë, e kanë refuzuar dhe e kanë përbuzur. Prandaj ata janë ngritur në protestë.Prandaj më shumë se gjysma e popullsisë kanë firmosur peticionin kundër shkrirjes së kësaj Bashkie.
Janë 5,040 qytetarë që kanë refuzuar me firmë vendimmarrjen e Partisë-shtet, Partisë Socialiste, e cila e fshin këtë Bashki nga harta administrative.
Këto nuk janë thjesht numra. Janë 5,040 qytetarë që thonë se vendimi për të ardhmen e komunitetit të tyre nuk mund të merret në zyrat e Partisë Socialiste, pa pyetur njerëzit që jetojnë aty.
Qytetarët e kanë kuptuar shumë mirë se nuk ka asnjë analizë apo qëllim real për të përmirësuar jetën e tyre. Qytetarët e Klosit e kanë kuptuar se harta territoriale e PS-së është e paracaktuar, njësoj si tenderat e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
Kriteri i kësaj ndarjeje është interesi elektoral i Ramës dhe besnikëria e kryebashkiakëve ndaj tij, jo nevojat reale të zonave dhe të qytetarëve.
Dhe pikërisht këtu qëndron problemi kryesor. Një reformë territoriale duhet të matet me një pyetje të thjeshtë: A u shërben qytetarëve? A e afron shërbimin me qytetarin? A rrit investimet? A përmirëson infrastrukturën? A rrit të ardhurat dhe mundësitë ekonomike? A ndihmon në frenimin e shpopullimit? A garanton që një banor i një zone të largët të mos ketë më shumë vështirësi për të marrë një shërbim publik? Këto janë pyetjet që duhet të jenë në qendër të çdo reforme territoriale.
Sot përballë janë dy modele:
Harta me 46 bashki e PS-së i shërben interesit elektoral të Edi Ramës; harta me 100 bashki e PD-së vë në qendër interesin e qytetarëve.
I kemi dëgjuar argumentet që janë dhënë.
Relacioni flet për shpopullimin, rendit indekse për funksionalitetin dhe ekonominë, por nuk vë në qendër kriterin që ka rëndësi për qytetarin: çfarë shërbimi merr, sa pranë e ka dhe çfarë investimesh shkojnë në zonën e tij.
Dhe këtu lind pyetja: Pse Partia Socialiste i ndryshon kriteret sipas interesit të vet politik?
Një shembull flagrant është Dimali.
Dimali del më mirë se Berati në funksionalitet dhe performancë ekonomike dhe çon 34% të buxhetit në investime, ndërsa Berati vetëm 4%.
Megjithatë, Dimali propozohet të shkrihet me Beratin.
Nga ana tjetër, Vau i Dejës lihet në hartë, megjithëse shpopullimi dhe ekonomitë e shkallës përdoren për të justifikuar shkrirjen e bashkive të tjera.
Dhe këtu nuk mund të mos ngrihet një tjetër pyetje: Pse të njëjtat kritere nuk zbatohen njësoj për të gjithë?
Vau i Dejës është bashki e drejtuar nga Tom Doshi, aleat i Edi Ramës, tre votat e të cilit janë të rëndësishme për arritjen e shumicës së cilësuar prej 84 votash në Parlament.
Kjo është reforma territoriale e Edi Ramës.
Një reformë që, në vend që të nisë nga qytetari, nis nga interesi politik. Një reformë që, në vend që të pyesë se si do të përmirësohet jeta e banorëve, pyet se si do të ndërtohet një hartë që i shërben pushtetit.
Dhe pikërisht për këtë arsye, qytetarët e Klosit nuk duhet të heshtin.
Prandaj, qytetarët e Klosit dhe të gjithë Shqipërisë duhet ta refuzojnë këtë reformë.Duhet ta përbuzin, sot me protesta dhe nesër me votë.
PD ka depozituar në Kuvend amendimet nëpërmjet të cilit kërkon ndryshimet e projektligjit të qeverisë për krijimin e r...
“Ne ishim në shesh më 24 maj në Porta Ticinese. Na e ndryshuan vendndodhjen, por kjo nuk ndryshon motivimin tonë dhe dëshir&eum...
Diskutimet në Komisionin e Ligjeve për ndarjen e re territoriale ka shkaktuar krahas debateve edhe batuta dhe të qeshura. Ka qenë deputet...
Një ditë më parë, Edi Rama, deklaroi në një aktivitet për prezantimin e një kulle të re në Parkun Rinia, se ...
Deputeti socialist Erion Braçe është përplasur me banorët e Memaliajt paraditen e sotme pranë selisë së Kuvendit. B...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi i është bashkuar protestës së banorëve të Mema...
Shqyrtimi i reformës administrativo-territoriale u shoqërua me replika të forta në Komisionin e Ligjeve, ku opozita kundërshtoi m&eum...
Ylli Asllani, eksperti i pushtetit vendor, njëkohësisht sekretar për pushtetin lokal në PD thotë se harta e re territorial ësht&...
Teksa hoqi paralele me atë që po ndodh në Francë, me protestën e gjimnazistëve kundër politikave arsimore të qeveris&e...
Kryetari i bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi deklaron se harta e re territoriale e propozuar nga socialistët e kryeministrit Rama ...