“Brenda SPAK ka përplasje për Vlora Hysenin”, gazetari: Ai dhe një gjyqtar i GJKKO ka qenë në zyrën e Ergys Agasit

Prokurori i dosjes së AKSHI-t, Altin Dumani është në një konflikt me një prokuror të SPAK për llogari të dosjes së Ergys Agasit, sepse pretendohet se ky prokuror ka qenë tek zyra e Ergys Agasit te ish-blloku dhe ka dalë në video, kështu u shpreh gazetari Elton Qyno në emisionin “MaShqip”.
“Pasi kanë pyetur në 18 gusht Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin, dy prokurorët Dumani dhe Maksuti kanë tentuar të pyesin edhe një prokuror tjetër në SPAK, të cilit i kanë dërguar dy oficerë të BKH-së. Ky prokurori ka refuzuar. Më pas është proceduar me formulën standarde të dërgimit të fletëthirrjes për tu paraqitur në BKH.
Sërish prokurori ka refuzuar dhe tanimë jemi në një situatë që brenda në SPAK kemi një përplasje mes prokurorit X dhe Altin Dumanit që është prokurori i çështjes së Ergys Agasit”, tha gazetari Elton Qyno.
Duke sqaruar më tej detajet, ai tha se në zyrën e Ergys Agasit, bashkë me prokurorin ka qenë dhe një gjyqtare e GJKKO-së.
“Një nga prokurorët e SPAK por edhe një gjyqtare e GJKKO, rezultojnë të kenë shkuar në zyrën e Ergys Agasit në zonën e ish-bllokut dhe kanë marrë një takim me të.
Nuk dihet për çfarë kanë folur dhe për çfarë kanë rënë parimisht dakord, por që në kuadër të verifikimit dhe në kuadër të ekzistencës së këtyre videove që i ka bërë vetë Ergys Agasi, sigurisht që është parë e nevojshme nga Altin Dumani që të pyetet ky prokuror”, tha gazetari.
Lexo edhe
POLITIKE
“Nis mbledhja e firmave për referendum për bashki”/ Zhupa nga Ksamili: Kërkojmë të respektohet vullneti dhe nevojat e qytetarëve

Aktivistja ‘masakron’ deputetin: Erion Braçe o karton, ça thotë shefi ti voton

‘Disa histori i kam jetuar, ka shumë për të thënë’/ Çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri? Publikon videon ‘enigmatike’

“As Netflix s’do ta imagjinonte. Skenar apokaliptik”/ Artan Hoxha për skandalin e Vlora Hysenit: Kjo që ndodhi me SHISH-in nuk do ta arri...

Heshtja e Ramës në OKB për Kosovën/ Bardhi: Histori e turpshme që s’duhet të kalojë në heshtje!

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 11 majit, PD kërkon nisjen e procedurave: Vendimi i Kushtetueses është detyrues

Nga NATO te misionet në Afganistan dhe Jeruzalem, kush është Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-së në Shqipëri

Ambasadori i ri në Tiranë, Ambasada Amerikane: Çojmë përpara përparësitë e administratës Trump





