POLITIKE

Kadastra rrëzon deklaratat e Vangjel Dules për Himarën: Pronat nuk mbrohen me akuza, por me fakte

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Tetor 2026, 18:03
Kadastra rrëzon deklaratat e Vangjel Dules për Himarën: Pronat

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka reaguar ndaj pretendimeve të deputetit Vangjel Dule në Parlament lidhur me procesin e trajtimit të banesave pa dokumentacion pronësie në Himarë. Ajo i cilëson këto pretendime si të pavërteta dhe thekson se puna në terren synon t’u japë zgjidhje problemeve të pronësisë së qytetarëve, në përputhje me ligjin.

Sipas Dules, në Bashkinë e Himarës, në lagjen “Kala”, shërbimet shtetërore dhe ato bashkiake që merren me regjistrimin e ndërtesave të ndërtuara para viteve ’90, nuk i regjistrojnë. Ai shton se këtë e bëjnë me pretendimin se janë objekte ristrukturimi nga UNESCO.

“Do doja t’a mbyllja me një çështje tjetër që ka lindur ditët e fundit, që është në frymën e grabitjes, që e keni shndërruar në politikë në çdo aspekt të jetës. Në Bashkinë e Himarës, në lagjen Kala, shërbimet shtetërore dhe ato bashkiake që merren me regjistrimin e ndërtesave të ndërtuara para viteve ’90, nuk regjistrojnë ato ndërtesa të cilat janë në lagjen Kala dhe janë pa çati. Me pretendimin se ato janë objekte ristrukurimi nga UNESCO. Por çfarë lidhje ka pronësia me faktin nëse UNESCO do të financojë apo një institucion tjetër rikonstruksionin e tyre konform rregullave që kërkon një objekt i shpallur monument. Pronësia është pronësi, por me këto taktika fshihet qëllimi i rrëmbimit të pronës të zonës më të lakmueshme të qytetit të Himarës. E aq më tepër edhe politika tjetër, aty ku konstatohet se mungojnë pronarët realë aktualisht, vënë autoritetet e tua partiake, patronazhistë, të cilët cilësohen si procedues të pronës dhe u regjistrohet prona në emrin e tyre. Këto janë qëllime që herë i bëni në Bashkinë Himarës e herë në Bashki të tjera, por që doni t’i shndërroni në politikë të përgjithshme në të gjithë republikën. Prandaj do na keni kundër”, tha Vangjel Dule në seancën parlamentare të datës 8 tetor 2026, ditën kur u votua dhe Reforma Territoriale.

Ndërkohë Goxhobelli sqaron përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale se pretendimet për pengim të qëllimshëm të regjistrimit të banesave në lagjen “Kala” të Himarës dhe për një skemë të pretenduar të grabitjes së pronave nuk pasqyrojnë, realitetin e procesit që po zhvillohet në terren.

“Kadastra nuk ka qëllim t’i marrë pronën askujt. Ka vetëm një detyrë: të ndihmojë qytetarët të zgjidhin problemet e tyre të pronësisë, në përputhje me ligjin”, shprehet drejtoresha e përgjithshme e ASHK-së, duke ftuar deputetin Dule të paraqesë faktet dhe të ballafaqojë pretendimet me institucionin.

Sipas Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përmes qasjes së re “Kadastra derë më derë”, specialistët po shkojnë pranë banorëve për të trajtuar problematikat e dokumentacionit të pronësisë, si për banesat e ndërtuara pa leje pas vitit 1991, ashtu edhe për banesat më të hershme, përfshirë ato që mund të jenë dëmtuar nga koha.

Goxhobelli thekson se procesi mbështetet në deklarimet e qytetarëve, verifikimet në terren dhe procedurat e përcaktuara me ligj. Çdo deklarim i rremë sjell përgjegjësi ligjore, ndërsa trajtimi i rasteve bëhet pa përjashtime, privilegje apo dallime mbi baza politike. Një tjetër element që thekson drejtoresha e ASHK-së është transparenca e procesit. Pas përfundimit të punës në secilin fshat, të dhënat publikohen në platformën online të Kadastrës, ku qytetarët mund të kontrollojnë statusin e dosjes së tyre, nëse ajo është në afishim publik, nëse mungon dokumentacioni i nevojshëm apo nëse ekipi nuk ka mundur të hyjë në banesë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje