Rama në zyrë? Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit zhvendosen në një nga hyrjet e godinës, bllokohen nga policia
Protestuesit e ditës së 135-të të qëndresës qytetare kanë ndryshuar drejtim pas përfundimit të fjalimeve, duke mars...
Protestuesit e ditës së 135-të të qëndresës qytetare kanë ndryshuar drejtim pas përfundimit të fjalimeve, duke mars...
Armëpushimi energjetik i shpallur nga Donald Trump të dielën u vu në provë dhe dështoi në terren përpara përfundimi...
Sadleva Bodo pritet të marrë detyrën e Adriatik Kupit në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB). Kupi...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për kontratën e re prej 18.6 milionë eurosh, pa TVSH, ...
Në Shqipëri përdoren pesticide të ndaluara, edhe atëherë kur Bashkimi Evropian (BE) kërkon ndalimin e disa lëndëv...
Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Shqipëri vjen në një moment delikat për biznesmenin, emri i të cilit ës...
Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit është regjistruar në orët e para të mëngjesit n&eum...
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Fierit ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Sokol Hoxhës, i cil...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka dalë nga ambientet e SPAK pas më shumë se 3 orësh. Ajo është marrë n&...
Ministri saudit i Energjisë, princi Abdul Aziz bin Salman, ka paralajmëruar një përgjigje serioze ndaj sulmeve të fundit të lë...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar atë që e cilësoi si përpjekje për të larguar vëmendjen nga aferat e korrupsionit, duke kërkuar nga SPAK hetim të plotë dhe gjurmim të parave publike. Kalaja u ndal te tenderat e KESH-it, duke ngritur pikëpyetje për një kontratë prej 23 milionë eurosh për mirëmbajtje dhe duke përmendur rolin e drejtoreshës Vlora Haxhihyseni.
Ajo u shpreh se hetimet nuk duhet të kufizohen vetëm te procedurat e tenderave, por duhet të zbardhin edhe përfituesit dhe interesat që fshihen pas tyre. Kalaja theksoi se korrupsioni është elementi kyç që lidh abuzimin me fondet publike me krimin e organizuar dhe se SPAK duhet të hetojë përgjegjësitë për aferat e dyshuara, përfshirë ato që ajo i lidh me Belinda Ballukun.
Pjesë nga intervista:
Unë e shikoj të gjithë situatën si një tymnajë që hidhet përpara publikut për të anashkaluar atë që është kryesorja, sepse, nëse do të kishim një hetim korrekt sipas ligjit dhe serioz nga ana e SPAK-ut, do të ishin zgjidhur shumë çështje penale, të cilat jo vetëm po shkojnë në kalendat greke, por, në një formë apo në një formë tjetër, po amnistojnë personat përgjegjës dhe, mbi të gjitha, është vetë ish-kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, i cili tha që për vitin e fundit korrupsioni është trefishuar.
Tani, për çfarë u ngrit struktura e posaçme? Edhe vetë nga emri që quhet Prokuroria e Posaçme apo Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pra, është korrupsioni elementi më i rëndësishëm i hetimeve apo gjykimeve të posaçme, sepse nuk mund të kemi mobilizim dhe angazhim të krimit të organizuar nëse nuk do të kishim korrupsion. Pra, çdo gjë fillon te paratë publike, te tenderat, te manipulimi, vjedhja e votës, te marrja e pushtetit në mënyrë fiktive duke angazhuar gjithë bandat kriminale. Marrja e pushtetit çon në atë që bandat kriminale të përfitojnë sërish ato para që kanë hedhur gjatë fushatës dhe në përmasa më të mëdha.
Tenderi i fundit te KESH-i është skandaloz. Jemi në një skandal të përmasave ikonike, ku dihet se sa është vlera e dëmit të këtyre dy tigrave, dihet që nuk kanë vend asnjë lloj benefiti për qytetarët, dihet që kanë prishur ambientin në zonat përreth dhe, ndërkohë që ne presim të hetohet e gjithë afera e tyre, që lidhet direkt, në fakt, me Belinda Ballukun, por edhe me ambasadoren apo mafiozen Juri Kim.
Nga ana tjetër, ne shikojmë që, në ditë të zakonshme, sikur s’ka ndodhur asgjë, bëhet sërish një tender fiktiv dhe ai që ka fituar tenderin kryesor merr 23 milionë euro, gjoja për mirëmbajtje. Mirëmbajtjen e kujt? Çfarë dhanë këta që u paguan me 70 milionë euro në vit, që të mirëmbahen? Pra, çfarë prodhuan që ne të paguajmë edhe kosto shtesë?
Dhe pyetja që duhet t’i bëjmë të gjithë vetes është: A e di kush është drejtoresha e KESH-it sot? Është personi që duhet të ishte në të njëjtat pozicione si Belinda Balluku. Është Vlora Haxhihyseni, e cila ka qenë sekretarja e përgjithshme në Ministrinë e Energjetikës, e cila lidhet edhe me këto afera, por që sot nuk ka asnjë rezervë dhe bën një tender fiktiv, përcakton edhe fituesin.
Dhe ajo që, siç e thashë, duhet të pyesim veten ne, të gjithë qytetarët e Shqipërisë, është: Kush është garancia te Viola dhe violat e tjera, te Belinda dhe violat e tjera, te Linda e AKSHI-t dhe Lindat e tjera, te të cilat vijon korrupsioni, vijojnë krimet e, mbi të gjitha, ndikimi negativ në buxhetin e shtetit?
Sepse, siç e thashë, nëse SPAK-u do të bënte atë që duhet, gjurmimin e parave, çfarë ka ndodhur? Sepse ti mund ta akuzosh dikë për tender të pabarabartë, por duhet të shikosh që nuk e ka bërë sepse e ka dashur fort atë Shkëlqim Fushën, apo Salillarin, apo dikë tjetër. Është interesi, por interesi personal, dhe këtu është ana subjektive e veprës penale. Çdo konsumim i një vepre penale duhet të lidhet patjetër me konsumimin e një vepre tjetër, që është rasti i korrupsionit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka komentuar qëndrimet e Erion Braçes lidhur me reformën territoriale dhe përplasje...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka reaguar me tone të ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për përjashtimin e Gazment Bardhit dhe Klevis Balliut nga me 60 ditë nga punimet ...
Në Shqipëri përdoren pesticide të ndaluara, edhe atëherë kur Bashkimi Evropian (BE) kërkon ndalimin e disa lëndëv...
Lorenc Bami, i cili u arrestua një ditë më parë për ndërhyrje me fadromë në shtratin e lumit Vjosa, ka qenë më...
Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Shqipëri vjen në një moment delikat për biznesmenin, emri i të cilit ës...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku me kolegun e saj Kliti Hoti, ka ngritur shqetësimin për krizën e prodhimit ...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencë për mediat komentoi rënien e euros. Berisha u shpreh se leku është...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka reaguar, pas vendimit të Sekretariatit të Etikës, për përjashtimin me 60 dit&eum...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka ngritur shqetësimin për zvarritjen e restaurimit të K...