U arrestua për krime mjedisore në shtratin e lumit Vjosa/ Kush është Lorenc Bami, ish-bashkëpunëtori i Tërmet Peçit

Lorenc Bami, i cili u arrestua një ditë më parë për ndërhyrje me fadromë në shtratin e lumit Vjosa, ka qenë më parë shef i urbanistikës gjatë kohës që bashkia e Tepelenës drejtohej nga Tërmet Peçi. 44-vjeçari, njihet si një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të ish-kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi, dhe është cilësuar si “krahu i djathtë” i tij.
Siç njoftoi edhe policia, ngjarja u konstatua të premten në vendin e quajtur "Gallaticë", në fshatin Vasjar të Memaliajt, ku shërbimet kanë evidentuar ndërhyrje me fadromë në shtratin e lumit Vjosa, zonë e mbrojtur mjedisore. Për të njëjtën ngjarje, u proceduar në gjendje të lirë edhe 49-vjeçari Andi Hasani.
Të dy dyshohen për veprën penale të "Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore".
Në pretendimet e tij, Bami thotë se ka kontribuar për një ujësjellës, nëpërmjet burimit nën shtratin e lumit Vjosa, nga i cili zona të tëra do të furnizohen me ujë pas tri dekadash.
Sipas 44-vjeçarit, inspektorët e zonave të mbrojtura i kanë kërkuar ryshfet, por ai ka refuzuar dhe ata e kanë kallëzuar për kanosje.
Lexo edhe
POLITIKE
Tabaku në fasonerinë në Shkodër: Zhvlerësimi i euros po mbyll prodhimin “Made in Albania”

Rënia e euros, Berisha: Leku është kthyer në narkos, Shqipëria lavatriçe e parave të drogës

Dënimi i Bardhit dhe Balliut, Korreshi: Dënim i paracaktuar, u shkel rregullorja

Zhupa: Kalaja e Krujës peng i papërgjegjshmërisë, 7 vite pas tërmetit ende e dëmtuar

'Dënim pa ligj, si në komunizëm'/ Deputetët e PD-së kundërshtojnë masat e PS-së ndaj Bardhit dhe Balliut

Meta: Mos të merremi me provokimin e Daçiç, por të bëjmë thirrje që shqiptarët në Serbi të votojnë

Aritmetika elektorale e reformës

Daçiç tha se flamuri serb do të valëvitet në Prizren, reagon Sali Berisha: Deklarata luftënxitëse, është klouni i Millosheviçit





