Këlliçi: Sistemi është i kalbur në themel, zgjidhja është largimi i Ramës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një postim në rrjete sociale, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama se sistemi duhet të jetë në gjendje të “korrigjojë veten”. Këlliçi e cilëson këtë tezë si “një tallje të rëndë me qytetarët”, duke akuzuar kryeministrin se po e paraqet korrupsionin dhe abuzimin si pjesë normale të qeverisjes.
Sipas Këlliçit, një qeveri me integritet duhet të parandalojë korrupsionin përmes transparencës, auditimit dhe zbatimit të ligjit, ndërsa drejtësia duhet të ndërhyjë kur ekzekutivi dështon.
Postimi i plotë:
Teza tallëse e Edi Ramës për sistemin që korrigjon veten!Teza e Edi Ramës se sistemi duhet të korrigjojë korrupsionin është një tallje e rëndë me qytetarët. Ai po thotë se nuk mund dhe nuk di të jetë ndryshe, se qeverisja e tij prodhon vetëm skandale dhe afera, madje duket sikur pohon se kjo është detyra e tij.
Dhe më tej duhet të merret drejtësia. Edi Rama e normalizon abuzimin dhe hajdutërinë si sjellje natyrale. Ndërkohë që është pikërisht qeveria e para që lufton korrupsionin. Duke rritur transparencën, auditimin, garancitë e zbatimit të ligjit e duke ndërhyrë te pikat e dobëta të procedurave. Këtë bën një ekzekutiv me integritet. Kjo është masa e parë e madhe për të ruajtur taksat e qytetarëve.
Drejtësia trajton rastet kur qeveria dështon ta bëjë detyrën.
Por me Edi Ramën kemi të bëjmë jo me dështime, por me përfshirje me vetëdije të plotë në favorizime, trafik influence, abuzim, shpërdorim, prishje të barazisë dhe konkurencës.
Është e gjitha një korrupsion i paramenduar. Vjen erë çdo akt, çdo vendim, çdo firmë që hidhet. Në këto kushte, me këtë mendësi agresive për të vjedhur, s’ka drejtësi që bën derman edhe sikur të ishte e pavarur.
Sistemi është i kalbur në themel, me qëllim, s’ka si të korrigjohet.
E vetmja rrugë, e vetmja zgjidhje është largimi i atij që e krijoi dhe e rriti këtë sistem. Largimi i Edi Ramës!
Lexo edhe
POLITIKE
“Filmimet e publikuara nuk përbëjnë lajm”/ Marjana Koçeku: Vëmendja duhet të ishte te partitë shqiptare në Serbi që janë bërë bashkë...

“Kullë në parkun Rinia”, Lubonja me tone të forta: Rama po sfidon shqiptarët, ta ndalojmë

‘Paniku i një pushteti në rënie’, Spahia: Po kërkohet rrugë shpëtimi për të korruptuarit

Tabaku: Profesionistët e lirë duhet të jenë pjesë e ligjbërjes dhe negociatave me BE-në

Raporti i DASH për Shqipërinë, PD: Vendi i kapur nga korrupsioni, krimi dhe paratë e paligjshme





