“Kullë në parkun Rinia”, Lubonja me tone të forta: Rama po sfidon shqiptarët, ta ndalojmë

Analisti Fatos Lubonja ka vijuar kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar deklaratën e tij për ndërtimin e një kulle në zonën e Parkut Rinia në Tiranë. Lubonja tha se Rama, sipas tij, po sfidon qytetarët edhe në një kohë kur në vend vijojnë protestat. Sipas tij, kryeministri nuk është i gatshëm të zhvillojë dialog, pasi, në interpretimin e tij, një përballje e tillë do ta nxirrte humbës politikisht.
Lubonja e lidhi këtë qëndrim me atë që ai e konsideron si forcim të një “mendësie komuniste” në qeverisje. Në vijim, Lubonja iu referua edhe raportimeve për shpenzime të larta për verëra, duke ngritur pikëpyetje mbi përgjegjësinë e kryeministrit për njerëzit me të cilët bashkëpunon.
“Ai madje, Rama, sfidon shqiptarët. Deklaron në mes të protestave se do të ndërtojë një kullë në mes të Tiranës, te parku Rinia. Ne nuk kemi kohë, duhet të ndalojmë këtë bandë në veprim! Rama nuk mund të bëjë dialog, është e qartë se e di që e nxjerr humbës. Kur u pyet nga DW nëse mban përgjegjësi për “Hysenin”, sipas tij ishte pyetje e kohës së Enver Hoxhës.
Mendësia komuniste është ajo që po forcohet akoma më shumë, realiteti që u ndërtua në fund të pushtetit të Hoxhës, ku çdo gjë varej nga ai. Rama ka përgjegjësi për ato që kalon vendi.
Ka pirë verëra nga 33 mijë euro, apo 18 mijë, imagjinoni ju dhe ky thotë; s’kam përgjegjësi që kam bashkëpunuar me këta njerëz.”, tha Lubonja për news24.
Lexo edhe
POLITIKE
‘Paniku i një pushteti në rënie’, Spahia: Po kërkohet rrugë shpëtimi për të korruptuarit

Tabaku: Profesionistët e lirë duhet të jenë pjesë e ligjbërjes dhe negociatave me BE-në

Raporti i DASH për Shqipërinë, PD: Vendi i kapur nga korrupsioni, krimi dhe paratë e paligjshme

Pas Ramës dhe Hoxhës, ambasadori i SHBA i shkon në zyrë Niko Peleshit

Berisha takon Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë së KiE-së: Paketa e ndryshimeve në Kod, ‘mburojë’ për Ramën. Këshilli i Europës nuk ...

Rama mbron projektet me arkitektë të huaj: Shqipëria ende s’i ka kapacitetet për të ndërtuar kulla

Shtyja e gjyqit, Blushi: Bëhet me qëllim për mbajtjen në paraburgim politik të Ilir Metës

Arresti i Vlora Hysenit, Bardhi: E kishim paralajmëruar. Krimi i organizuar kontrollon institucionet, Kuvendi s’mund të shmanget nga deba...




