Kryeredaktori i Syri TV, Romir Saraçi, i ftuar në emisionin “Task Force”, ka akuzuar Policinë e Shtetit për dhunë joproporcionale ndaj studentëve protestues, duke e cilësuar ndërhyrjen si një përpjekje për të shuar revoltën e të rinjve. Saraçi tha se protesta nisi paqësisht, ndërsa policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe forcë, pa paralajmërim ndaj protestuesve.
Ai theksoi se studentët nuk kërkojnë më vetëm zgjidhje për çështjet e arsimit, por kanë artikuluar kërkesa politike për largimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie të re.
Pjesë nga intervista:
Jo, nuk ishte një skenar i pritshëm, mund të priteshin thirrjet, apo normalisht kur kemi një protestë rinore dhe reagimi i të rinjve nuk do të jetë ai i angazhimeve apo organizimeve të partive politike, por gjithçka është spontane. Dhe protesta nisi paqësore, me thirrje, dhe pati një precipitimit në momentin që u qëllua me gurë ministria. Por, edhe në atë moment studentët, po ta shikosh, nuk kishin ndonjë akt dhune për të pasuar këtë situatë. Studentët, në shenjë revolte, goditën me gurë xhamat e Ministrisë së Arsimit, hoqën kangjellat, u hapën dyert, dhe nuk u futën brenda në institucion.
Dhe nuk ishte asnjë kordon policie, por kanë qëndruar jashtë ministrisë. Dhe ajo çfarë bëri përshtypje ishte reagimi i policisë së shtetit. Në një mënyrë joproporcionale, është ushtruar një dhunë e paprecedentë karshi protestuesve. Nuk pati asnjë lloj paralajmërimi, siç ndodh në herët e tjera që thonë 'shiko, largohuni, mbani distancë', por u krijua kordoni, u bë rrethimi, dhe nisi menjëherë dhuna barbare karshi studentëve protestues. Ishte një organizim i mirëfilltë nga ana e policisë, sepse u pa që ishin marrë të gjitha masat dhe si duket kanë pasur informacion për këtë reagim të studentëve, apo qëllim për ta shpërndarë këtë protestë studentore.
Po studentët, të gjithë të rinjtë sot edhe kur ecin në rrugë ecin me shall, e mbajnë nga një kapuç, me motorr, kështu që nuk mund t'i akuzojmë ata të rinjtë se po mbanin shall apo të maskuar. Duhet të merremi me pjesën e policisë së panumërt apo për dhunën shproporcionale, jo se studentët...
Jo, nuk kishte lidhje me provokim apo përplasje të forcave të policisë me protestuesit, po kishte një skenar të mirëorganizuar për të ndërhyrë dhe për të shpërndarë protestën. Ndërhyrja e parë, po ta shikojmë me vëmendje, është hedhur fillimisht gaz lotsjellës, është afruar boti dhe në atë moment nuk ka pasur akte dhune nga protestuesit. Policia ishte me skenarin e goditjes dhe shpërndarjes, bënë rreshtin e tyre trupor dhe i kanë përndjekur protestuesit. Janë pamjet e momentit të ndërhyrjes dhe i kanë përndjekur deri në sheshin Skënderbej. Vetëm në momentin kur studentët bënë thirrje që t'i drejtohen Kryeministrisë, aty pati një tërheqje nga policia, sepse objektivin e parë të sulmit e kishin te Ministria e Arsimit. Ndryshe nga protestat e herës së kaluar, këtë herë nuk kishin kërkesa në lidhje me arsimin, por ishin kërkesa të menjëhershme që bënin përgjegjëse qeverinë, nuk kërkonin më negociata, por largimin e kësaj qeverie dhe krijimin e një qeverie tjetër.
Është një revolucion, siç e thonë vetë studentët, ose mosbindje civile. Nga ana tjetër, duke parë angazhimin e eksponentëve të lartë qeveritarë apo partiakë, përveç dhunës policore, pati një përpjekje për zhbërjen e protestës. Ka qenë Albana Vokshi me një reagim deri ofendues për studentët, dhe nga ana tjetër Taulant Balla, manipulues dhe mashtrues, duke publikuar video dhe duke akuzuar Partinë Demokratike se fshihet pas kësaj proteste. Madje arriti deri në kulmin, në atë imazhin ikonë që po qarkullon, ku një student i vetëm përballet me gjashtë efektivë policie, Taulant Balla arriti deri aty sa të shpikte që ai djaloshi kishte qëlluar me gurë policinë, prandaj ishte ai reagim. Ndërkohë pamja është e plotë dhe e qartë, që ishte dhuna policore ajo që i shtyu, dhe ai iu kundërpërgjigj me guxim policisë.
Presionit, terrorit dhe pikërisht për të shpërndarë atë imazh, për t'i thënë studentëve që 'kështu do ta pësoni nëse reagoni'. Por, me sa duket, kanë të bëjnë me një brez tjetër, nuk është më ai brezi i të shtypurve nga një sistem i kaluar. Është një brez i ndërgjegjshëm që di çfarë kërkon dhe nuk mund t'i mashtrosh dot më.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
13 Tetor18:23
Gazetari Koka: Dhunën po e ushtron policia, kockat e studentëve po i thyen Edi Rama!
Gazetari Bledian Koka, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ në SYRI TV, me Sonila Meçon, ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes s...
POLITIKE
13 Tetor18:21
FOTOLAJM/ Dhjetëra policë për të ndaluar një protestues. Momenti kur qytetari dhunohet dhe tërhiqet zvarrë nga efektivët
Një situatë e tensionuar ka përfshirë protestën e sotme e cila nisi rreth orës 14:00 në Rrugën e Durrësit që m...
POLITIKE
13 Tetor18:18
Rini e plagosur përballë institucioneve! Pamje rrëqethëse nga revolta e studentëve
Rinia shqiptare u ngrit sot në revoltë kundër narko-shtetit shqiptar.
Me mijëra të rinj vërshuan sot përpara Ministrisë...
POLITIKE
13 Tetor18:11
4 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia vijon me shoqërimet
Përplasjet mes studentëve protestues dhe policisë vijojnë prej 4 orësh para Ministrisë së Arsimit, ku situata është...
POLITIKE
13 Tetor18:04
Reuters jehonë protestës së studentëve në Tiranë: Demonstrata mes një vale më të gjerë të aktivizmit studentor në Evropë
Studentët protestues hodhën tulla dhe blloqe betoni drejt Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë në Tiranë, ndërs...
POLITIKE
13 Tetor17:53
Përplasjet te Ministria e Arsimit, reagon PD: Koha e Ramës mbaroi, pushteti nuk e mbron më
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me protestën e sotme studentore dhe tensionet e krijuara para Ministrisë së Arsimit, ku pati përplasje ...
POLITIKE
13 Tetor17:10
Boçi pas dhunës ndaj studentëve: Ky regjim duhet shembur me protestë mbarëqytetare
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga policia ndaj studentëve gjatë protest...
POLITIKE
13 Tetor17:04
VIDEO/ Studentët e gjakosur brenda furgonit të policisë, deputeti Kapri- policëve: Do mbani përgjegjësi!
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka qenë pranë studentëve të dhunuar nga policia në protestën e sotme para Minis...
POLITIKE
13 Tetor16:52
Berisha reagon për dhunën në protestën e studentëve: Stop terrorit të banditëve të narkoshtetit!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj studentëve gjatë protestës në Tiranë, duk...
POLITIKE
13 Tetor16:26
Pas shkrirjes së 15 Bashkive, PS gati të shkurtojë edhe numrin e deputetëve
Pas shkrirjes së 15 Bashkive, socialistët duket se do të ndërmarrin një tjetër nisëm. Kryetari i Grupit Parlamentar të P...