Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Media holandeze: Rama po keqpërdor arkitektët e huaj për të pastruar paratë e drogës Dyshohet se u futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Kate Middleton, dy ‘skifterë’ shqipt... BE-ja përgatitet për kërcënimin e ri kibernetik, kompjuterët kuantikë mund të thyejnë sistemet aktuale të s... Mjegull e ngrica në rrugë, vështirësohet lëvizja në aksin Bulqizë-Peshkopi Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në... Merr flakë makina në Vlorë/ Zjarri nisi nga një kosh mbeturinash, më pas… Bënë namin me grabitje në banesa në Spanjë, tre shqiptarët përfundojnë në burg Identifikimi elektronik në zgjedhje/ Logu: U përdorën si platforma patronazhimi dhe manipulimi nga PS Vrasja e dyfishtë/ Dyshime për atentat të mirëorganizuar - Autorët ngatërruan shënjestër, qëlluan mbi nipin... Flakët “përpijnë” një automjet gjatë natës në Vlorë, dyshohet se zjarri nisi nga koshat e mbeturinave... Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin BIRN: Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri
POLITIKE

Mbi 7 orë protestë mes gurëve e flakës, arenë “lufte” te Bashkia e Tiranës

P
Piranjat13 October 2026, 21:23 · 3 min lexim
Mbi 7 orë protestë mes gurëve e flakës, arenë

Protesta e studentëve e zhvilluar këtë të martë para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me incidente të shumta, ndërsa policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe disa autobotë me ujë. Deri më tani raportohet për 23 persona të arrestuar, disa efektivë policie të lënduar, si dhe dy gazetare të lënduara.

Tensionet nisën që në minutat e para të tubimit, kur protestuesit hodhën vezë në drejtim të Ministrisë së Arsimit dhe shkruan me sprej në muret e godinës. Situata u përshkallëzua më pas, kur një pjesë e protestuesve shkulën kangjellat metalike dhe morën tulla nga trotuari, të cilat i hodhën në drejtim të godinës, duke thyer xhamat e dritareve. Protestuesit kaluan më pas brenda rrethimit të Ministrisë së Arsimit, ndërsa nga turma u dëgjuan thirrjet “Digje, digje”. Ata tentuan të shqyenin derën e hekurt dhe të futeshin brenda godinës, ndërsa u hodhën edhe flakadanë.

Policia ndërhyri pas 60 minutash duke krijuar një kordon përpara godinës. Në disa momente tensioni, efektivët përdorën shkopinj gome dhe nisën shoqërimet e protestuesve.

Në ndërhyrje u përfshinë edhe disa autobotë me ujë, të cilët u përdorën për shpërndarjen e turmës. Gjatë tensioneve pati edhe persona të lënduar.

Pasi u shpërndanë nga ndërhyrja e policisë, protestuesit u rigrumbulluan dhe vijuan protestën. Në drejtim të forcave të rendit u hodhën shashka dhe sende të forta, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për t’i shpërndarë.

Një grup protestuesish të maskuar shkulën gjithashtu kangjellat nga trotuaret dhe i vendosën në mes të rrugës, duke tentuar të pengonin kalimin e autobotëve me ujë, pas të cilëve ndodheshin forcat e policisë.
Protestuesit u shpërndanë disa herë pas përdorimit të gazit lotsjellës, por u mblodhën përsëri. Në vijim, një pjesë e tyre u zhvendosën drejt Sheshit “Skënderbej” dhe hyrjes së Rrugës së Durrësit, ku ndezën disa vatra zjarri dhe shkatëruan një biznes privat.

Gjatë incidenteve, një grup protestuesish sulmoi fizikisht edhe një efektiv policie. Policia shoqëroi një prej protestuesve, i cili në momentin e ndërhyrjes ndodhej në një biçikletë.
Gjatë protestës janë lënduar gjithashtu dy gazetare, ndërsa disa efektivë policie kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve.

Më pas ata janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt bashkisë së Tiranës, ku si fillim kanë hedhur gurë drejt derës së godinës, ku më pas kanë arritur që ta thyejnë derën. Disa prej protestuesve janë futur brenda në godinë, ndërsa menjëherë më pas ka mbërritur aty edhe policia, dhe ka nisur me arrestimet.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.