Studenti me këmbë të thyer u tërhoq zvarrë, reagon Policia e Shtetit. Merren masa ndaj 4 efektivëve
Policia e Shtetit reagoi pas videos ku një student tërhiqet zvarrë pavarësisht se është me këmbë të thyer. Reagimi...
Policia e Shtetit reagoi pas videos ku një student tërhiqet zvarrë pavarësisht se është me këmbë të thyer. Reagimi...
Pamje të rënda nga protesta studentore në Tiranë. Një i ri shihet në gjendje të rënduar fizike, i rrethuar nga efektiv...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me përplasjet mes studentëve protestues dhe Policis&...
Mes personave të lënduar gjatë protestës në Tiranë është edhe kryeredaktori i Dosja.al Izmir Akulli. Sipas redaksisë...
Momente të forta tensioni janë regjistruar këtë mbrëmje përpara Bashkisë së Tiranës, ku është zhvendosur ...
Qindra studentë u mblodhën në kryeqytetin shqiptar për të kërkuar përmirësimin e arsimit dhe largimin e Edi Ramës n...
Protesta e studentëve në Tiranë vijon të shoqërohet me incidente, ndërsa një grup protestuesish ka hyrë brenda një...
Studentët protestues hodhën tulla dhe blloqe betoni drejt Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë në Tiranë, ndërs...
Përplasjet intensive përpara Ministrisë së Arsimit kanë marrë përmasa të mëdha, ndërsa aksioni i policis&eum...
Situata përpara Ministrisë së Arsimit ka përshkallëzuar sërish në përplasje të dhunshme fizike mes efektivëv...
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar për herë të dytë pas protestës së zhvilluar në Tiranë, duke dënuar dhunën dhe duke theksuar se çdo veprim i punonjësve të Policisë do të analizohet.
Në reagimin e tij, aii shpreh shqetësimin për personat e lënduar gjatë përplasjeve, përfshirë studentët, qytetarët, gazetarët dhe efektivët e Policisë, ndërsa në reagimin e parë përmendi vetëm policët.
Demo nënvizon se e drejta për të protestuar është e garantuar, por nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën apo dëmtimin e pronës.
Ministri thekson se policia ka detyrimin të garantojë rendin dhe sigurinë publike, por njëkohësisht çdo ndërhyrje e saj duhet të jetë në përputhje me ligjin.
Për këtë arsye, sipas tij, pretendimet për përdorim të paligjshëm ose joproporcional të forcës duhet të shqyrtohen në mënyrë të paanshme.
Demo kërkon që pamjet filmike dhe dëshmitë nga protesta të verifikohen, në mënyrë që përgjegjësitë të përcaktohen mbi bazën e provave dhe jo të hamendësimeve.
“Të dashur qytetarë,
Sot, në Luksemburg, Shqipëria mori një tjetër vlerësim për përparimin e saj drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur përkohësisht një tjetër kapitull të negociatave. Ky përparim na ngarkon me përgjegjësi për të zbatuar standardet europiane edhe në mënyrën se si institucionet tona përballojnë kundërshtitë e cilitdo dhe mbrojnë të drejtat e qytetarëve.
Ngjarjet e sotme përpara Ministrisë së Arsimit janë shqetësuese. Shpreh shqetësimin tim për çdo person të lënduar, qoftë student, qytetar, gazetar apo punonjës policie, dhe u uroj të gjithëve shërim të shpejtë. Institucionet përgjegjëse do të publikojnë një bilanc të plotë e të verifikuar të të lënduarve.
Dënoj pa asnjë rezervë sulmet ndaj punonjësve të Policisë, dëmtimin e pronës publike dhe private. Protesta paqësore është një e drejtë demokratike që shteti ynë e garanton plotësisht. Dhuna ndaj njerëzve dhe institucioneve nuk mund të justifikohet në emër të kësaj të drejte themelore.
Policia e Shtetit ka detyrimin të mbrojë qytetarët, institucionet dhe sigurinë publike. Efektivët meritojnë mbështetje për ushtrimin e detyrës brenda ligjit dhe e kanë detyrë të mbrohen nga çdo sulm ndaj tyre.
Njëkohësisht, çdo veprim i Policisë duhet të jetë i ligjshëm, i nevojshëm dhe proporcional. Organet kompetente do të shqyrtojnë paanshmërisht çdo pretendim për përdorim të paligjshëm apo joproporcional të forcës, pa i paraprirë asnjë përfundimi hetimor. Çdo pamje dhe dëshmi që ndihmon në zbardhjen e çdo detaji të mundshëm duhet të ruhet dhe të verifikohet.
Ligji duhet të zbatohet njësoj për këdo.
Përgjegjësitë duhet të përcaktohen individualisht, mbi bazën e provave. Pjesëmarrja në të njëjtën protestë nuk e bën askënd përgjegjës për veprimet e një personi tjetër krah tij.
U kam kërkuar strukturave përgjegjëse të marrin masat për uljen e tensioneve dhe parandalimin e përplasjeve të tjera, duke garantuar sigurinë publike dhe të drejtën për protestë paqësore. Gazetarët duhet të mund ta kryejnë punën e tyre në siguri.
Standardi europian kërkon një shtet që garanton rendin, respekton liritë dhe jep llogari për veprimet e veta. Kjo është përgjegjësia që duhet të përmbushim edhe pas ngjarjeve të sotme.
Faleminderit”, thuhet në reagimin e Demos.
Studentët po vijojnë qëndresën e tyre ndërsa po marshojnë drejt rrugës së Dibrës, pasi më herët shkat&eum...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj personave me rroba civile që, sipas tij, ndërhyjn...
Prej orës 14:00, protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë u shoqëruar me tensione të forta dhe pë...
Studentët protestues kanë pushtuar mbrëmjen e sotme edhe ambientet e bashkisë së Tiranës. Pasi kanë hapur dyert e hekurit, q...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me përplasjet mes studentëve protestues dhe Policis&...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka lëshuar një njoftim për qytetarët amerikanë lidhur m...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj studentëve gjatë protestës, duke kërkuar pë...
Momente të forta tensioni janë regjistruar këtë mbrëmje përpara Bashkisë së Tiranës, ku është zhvendosur ...
Pas tensioneve të zhvilluara te Ministria e Arsimit, ku protestuesit u përplasën me policinë, tashmë protesta është zhvendosu...
Protestuesit shqiptarë sot vendosën të ndryshonin mënyrën e tubimeve të tyre, ku studentët qëndruan përpara Ministr...