Mbyllet protesta e 129-të para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!

Është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 129-të radhazi e organizuar kundër qeverisë para godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Qytetarët e mbledhur kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e menjëhershme të Kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar, si dhe i kanë kërkuar strukturës së posaçme SPAK nisjen e hetimeve ndaj kreut të qeverisë.
Grumbullimi i protestuesve nisi fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku pjesëmarrësit marshuan drejt godinës së Kryeministrisë.
Për rreth dy orë me radhë, qytetarët mbajtën fjalime në shesh ku shprehën revoltën dhe indinjatën e tyre ndaj korrupsionit të dyshuar në sistemin qeveritar dhe politik në vend.
Pas përfundimit të fjalimeve, marshimi i protestuesve vijoi përgjatë zonës së “Tiranës së Re” dhe sheshit “Uillson”, për t’u rikthyer sërish përpara Kryeministrisë. Pjesëmarrësit paralajmëruan se do të mblidhen sërish ditën e nesërme për të zhvilluar protestën e tyre të 130-të.
Lexo edhe
POLITIKE
Nga projektligji për Territorialen te komisioni hetimor për KAYO-n, zbardhet rendi i ditës së Kuvendit ditën e enjte

“Arrestoni Ballukun”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, protestuesit thirrje pranë Drejtorisë së Policisë

“Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj mesazh për studentët

FOTO/ Qytetarët ironizojnë Ballën: O Taulant, bëj presion sa të duash, Parlamenti yt mbetet pa 84 vota

Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti

Berisha: Gjatë qeverisjes tonë Shqipëria doli e 4-ta në botë për konvertimin e rritjes ekonomike në mirëqenie

SPAK u sekuestron telefonat, Ministria e Mbrojtjes u heq taksat e armëve Ron Yeffet dhe Arjeta Pucës

‘Mes hetimeve për korrupsion e krime financiare’/ Politico: Erion Veliaj përdor avatarin e IA për të bërë fjalime të rreme





