Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim të ashpër gjatë protestës së opozitës përpara Kryeministrisë, duke e cilësuar forcën që drejton si “shpresën e vetme” për vendin.
“Sot ne mblidhemi këtu jo vetëm si një alternativë e shkëlqyer politike, sot ne mblidhemi këtu në këtë protestë madhështore si shpresa e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Edi Ramës, i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve,” deklaroi Berisha.
Ai theksoi se protestat e zhvilluara nga opozita kanë treguar forcën dhe qëndrueshmërinë e saj përballë, sipas tij, një regjimi represiv. “Ne u përballëm si të pamposhtur me regjimin, u përballëm me ujin e helmuar, gazin lotsjellës, shkopinjtë e gomës dhe plumbat e gomës, por fituam,” u shpreh ai.
Në fjalën e tij, Berisha u ndal edhe te pjesëmarrja e ulët në një protestë të thirrur nga shoqëria civile kundër rritjes së çmimit të naftës, duke e lidhur këtë me klimën e frikës në vend. “Absolutisht çdo shqiptar është prekur nga rritja e çmimit të naftës, por pse nuk pati pjesëmarrje? Përgjigja është frika,” tha ai.
Sipas tij, qytetarët ndihen të kërcënuar për vendin e punës dhe jetesën, çka i pengon të reagojnë publikisht. “Edi Rama me sistemin e patronazhistëve, me presionin mbi punonjësit, me arrestimin e dhjetëra mijëra qytetarëve për faturat e dritave e ujit, ka instaluar frikën tek shqiptarët,” deklaroi Berisha.
Ai theksoi se Partia Demokratike mbetet forca e vetme që përfaqëson guximin dhe rezistencën ndaj pushtetit. “Në Shqipëri ka vetëm një forcë që sot mbart idealet demokratike dhe qëndron e pamposhtur ndaj sulmeve të narkoshtetit, dhe kjo forcë është Partia Demokratike,” përfundoi ai.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
17 Prill20:19
“Qytetarët të bashkohen për të rrëzuar murin e korrupsionit”/ Mehmeti: Paratë e pista po ushqejnë krimin
Inxhinierja Senada Mehmeti i është bashkuar protestës së opozitës ditën e sotme. Gjatë fjalës së saj ajo ka bë...
POLITIKE
17 Prill20:15
'Shqipëria nuk është pronë e tyre', Cami: Keqqeverisja dhe korrupsioni po rëndojnë jetën e qytetarëve
Profesori dhe përkthyesi Edvin Cami gjatë protestës së opozitës iu drejtua qytetarëve, duke u shprehur se situata në vend &eu...
POLITIKE
17 Prill20:03
'Regjimi të ketë frikë nga qytetarët'/ Grimci: Kjo protestë është zëri i një populli të vjedhur që ngrihet kundër padrejtësisë
Eda Grimci, kryetarja e degës nr. 9 të PD-së në Tiranë, gjatë protestës së opozitës iu drejtua qytetarëve me n...
POLITIKE
17 Prill20:01
Protesta para Kryeministrisë, deputeti i PD: Paratë tona po shkojnë për tendera sekretë e koncesione fantazmë
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka mbajtur fjalimin e tij në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë, duke l&...
POLITIKE
17 Prill19:56
VIDEOLAJM/ “Karteli narko-elektoral”, opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë, mesazhet pikante në protestën e PD
Në protestën e sotme të opozitës, nuk kanë munguar mesazhet e ndryshme të qytetarëve të shfaqura më anë të...
POLITIKE
17 Prill19:34
Këlliçi para protestës: Rama bunkerizoi parlamentin duke mos i hequr imunitetin Ballukut
Deputeti demokrat Belind Këlliçi tha se në protestën e sotme do jepen mesazhe kryesore për skandalet që kanë ndodhur në...
POLITIKE
17 Prill19:31
Mijëra qytetarë mblidhen para kryeministrisë në protestë kundër korrupsionit Rama - Balluku, çmimeve të larta dhe varfërisë
Mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për protestën kombëtare kundër qeverisë Rama pas aferave ...
POLITIKE
17 Prill19:13
Snajper në tarracë dhe forca të shumta policie, çfarë po ndodh te Kryeministria?
Pak minuta para nisjes së protestës së thirrur nga opozita, situata para Kryeministrisë paraqitet jo problematike, ndërkohë jan&eu...
POLITIKE
17 Prill18:56
Bushkolaj: Kokaina, call center-at dhe korrupsioni po varfërojnë qytetarët, ka arsye të forta për protestë
I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, gazetari Elkier Bushkolaj u shpreh se goditja e një grupi kriminal dhe sekuestrimi i rreth 7.5 ton&eu...
POLITIKE
17 Prill18:46
Pak para nisjes së protestës, Berisha mbërrin në seli, pritet me ovacione
Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës përpara Kryeministrisë, kryetari i Sali Berisha ka mbërritur në Selin&eu...