Profesori dhe përkthyesi Edvin Cami gjatë protestës së opozitës iu drejtua qytetarëve, duke u shprehur se situata në vend është përkeqësuar si pasojë e, sipas tij, keqqeverisjes, korrupsionit dhe mungesës së kontrollit institucional.
Ai theksoi se këto problematika kanë ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë e qytetarëve dhe në funksionimin e shtetit ligjor.
Pjesë nga dekarata:
Zonja dhe zotërinj, të nderuar qytetarë, të dashur miq, mirëmbrëma. Ja ku jemi sot sërish këtu përballë zyrës së një pushteti që nuk njeh turp dhe, si i paturp, bën gjithçka. Një pushtet që, edhe pse i zhytur në skandale, ka pafytyrësinë të vazhdojë të qeverisë, madje të shpallë se në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë në të gjitha bashkitë. Si në kohën e sloganeve “i gjithë pushteti i sovjetëve” apo “të gjitha votat për frontin”.
Edhe pse përballë kësaj gjendjeje, çdo njeri i arsyeshëm e i kthjellët mund të ndihet i tronditur dhe të pyesë veten: “Ç’mall janë këta, nga ç’planet na kanë rënë për pjesë?”. Duhet pohuar se kjo sjellje është më se e kuptueshme për një pushtet si ky.
Partia tashmë 85-vjeçare Socialiste, e lindur në ilegalitet si parti komuniste, nuk ka ditur kurrë të qeverisë ndryshe. Në mendësinë e saj, pushteti nuk mund të jetë kurrsesi shërbim, por vetëm sundim. Ndaj edhe sot vazhdojnë t’u premtojnë shqiptarëve lugën e floririt, si 85 vjet më parë.
Premtuan shtet, mirëqenie, premtuan integrim në Bashkimin Evropian, premtuan drejtësi të re dhe të reformuar, ndërsa ajo që çdo qytetar sot sheh janë çmimet dhe korrupsioni që rriten; drejtësia që përndjek, si dikur, vetëm armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të partisë e të udhëheqësit, ndërsa ndalet dhe stepet përballë pushtetit të udhëheqësit. Por unë e di, dhe ju e dini, dhe ata e dinë, se sundimi nuk zgjat kurrë përgjithmonë. Ata e dinë se, ashtu sikurse ata vetë janë trashëgimtarë të etërve dhe të pushtetit të vjetër, edhe ne jemi trashëgimtarë të qëndresës së atyre shqiptarëve që ushtruan opozitë të heshtur në dekadat e regjimit komunist, derisa erdhi dita dhe e rrëzuan atë regjim.
Dhe ata e dinë se korrupsioni dhe ofertat e pushtetit mund t’u mjaftojnë për të blerë disa karrieristë, por kurrsesi për të na blerë të gjithëve, sepse trashëgimia jonë morale nuk është në shitje.
Shumëkush e mban mend se deri para një viti, pushteti kishte nisur të ushtronte trysni nëpërmjet analistëve të vet për nevojën e shpërndarjes së Partisë Demokratike dhe për ribërjen e opozitës sipas modelit të “opozitës që duan”.
Por sot, edhe njerëz dikur pranë tyre kanë shprehur publikisht domosdoshmërinë e marrjes së nismës për nxjerrjen jashtë ligjit të Partisë Socialiste.
Ndaj, mirë është ta kuptojnë se fundi i tyre është afër. Le ta dinë se Shqipëria nuk është pronë e tyre dhe e partisë së tyre 85-vjeçare, e as dekor për pushtetarë paturp si ata. Shqipëria është e shqiptarëve dhe shqiptarët nuk dorëzohen kurrë. Fitore!
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
17 Prill20:03
'Regjimi të ketë frikë nga qytetarët'/ Grimci: Kjo protestë është zëri i një populli të vjedhur që ngrihet kundër padrejtësisë
Eda Grimci, kryetarja e degës nr. 9 të PD-së në Tiranë, gjatë protestës së opozitës iu drejtua qytetarëve me n...
POLITIKE
17 Prill20:01
Protesta para Kryeministrisë, deputeti i PD: Paratë tona po shkojnë për tendera sekretë e koncesione fantazmë
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka mbajtur fjalimin e tij në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë, duke l&...
POLITIKE
17 Prill19:56
VIDEOLAJM/ “Karteli narko-elektoral”, opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë, mesazhet pikante në protestën e PD
Në protestën e sotme të opozitës, nuk kanë munguar mesazhet e ndryshme të qytetarëve të shfaqura më anë të...
POLITIKE
17 Prill19:34
Këlliçi para protestës: Rama bunkerizoi parlamentin duke mos i hequr imunitetin Ballukut
Deputeti demokrat Belind Këlliçi tha se në protestën e sotme do jepen mesazhe kryesore për skandalet që kanë ndodhur në...
POLITIKE
17 Prill19:31
Mijëra qytetarë mblidhen para kryeministrisë në protestë kundër korrupsionit Rama - Balluku, çmimeve të larta dhe varfërisë
Mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për protestën kombëtare kundër qeverisë Rama pas aferave ...
POLITIKE
17 Prill19:13
Snajper në tarracë dhe forca të shumta policie, çfarë po ndodh te Kryeministria?
Pak minuta para nisjes së protestës së thirrur nga opozita, situata para Kryeministrisë paraqitet jo problematike, ndërkohë jan&eu...
POLITIKE
17 Prill18:56
Bushkolaj: Kokaina, call center-at dhe korrupsioni po varfërojnë qytetarët, ka arsye të forta për protestë
I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, gazetari Elkier Bushkolaj u shpreh se goditja e një grupi kriminal dhe sekuestrimi i rreth 7.5 ton&eu...
POLITIKE
17 Prill18:46
Pak para nisjes së protestës, Berisha mbërrin në seli, pritet me ovacione
Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës përpara Kryeministrisë, kryetari i Sali Berisha ka mbërritur në Selin&eu...
POLITIKE
17 Prill18:25
Nga shantazhi te aksioni i beftë në bizneset e bashkëshortit, zbardhen arsyet pse shpërtheu Elisa Spiropali
Duket se përplasja mes Elisa Spiropalit dhe Edi Ramës e sidomos Belinda Ballukut që është rreshtuar në një krah me të nu...
POLITIKE
17 Prill17:13
Protesta e opozitës/ Berisha: Qytetarët mblidhen kundër një regjimi që mbron vjedhjet e tyre
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me protestën kombëtare të opoztës, e cila do të zhvllihet sot në o...