Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
POLITIKE

“Nis mbledhja e firmave për referendum për bashki”/ Zhupa nga Ksamili: Kërkojmë të respektohet vullneti dhe nevojat e qytetarëve

P
Piranjat26 September 2026, 19:01 · 3 min lexim
“Nis mbledhja e firmave për referendum për bashki”/ Zhupa

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për rrethin e Sarandës, deputetja Ina Zhupa, ka bërë të ditur nisjen e mbledhjes së firmave në Ksamil për organizimin e një referendumi për krijimin e bashkisë së re të Ksamilit. Në një reagim nga takimet me banorët, Zhupa tha se iniciativa vjen si përgjigje ndaj kërkesës së komunitetit për shërbime publike më pranë qytetarëve dhe një administratë vendore më funksionale.

Ajo theksoi se PD e ka përfshirë Ksamilin si bashki më vete në projektligjin e saj për reformën administrative-territoriale, ndërsa kritikoi projektin e PS-së për shkrirjen e 15 bashkive, duke kërkuar që vullneti i banorëve të merret në konsideratë.

Statusi i plotë i Ina Zhupës:

KSAMILI BASHKI!

Në Ksamil kemi nisur mbledhjen e firmave për referendum, duke iu përgjigjur kërkesës së banorëve për krijimin e bashkisë së re.Ky është një proces që nis nga nevoja e qytetarëve për të pasur shërbimet publike më pranë, një administratë më funksionale dhe një bashki që i përgjigjet drejtpërdrejt nevojave të komunitetit. Partia Demokratike ka paraqitur projektligjin e saj për reformën administrative-territoriale, ku Ksamili parashikohet si bashki më vete. Këtë qëndrim e kemi mbajtur pasi kemi bërë çdo përpjekje për një reformë të përbashkët nga komisioni i reformës dhe që funksionon në interes të qytetarëve dhe jo një hartë të re administrative të vendosur për interesa politike.

Në të kundërt, PS ka paraqitur një projekt që parashikon shkrirjen e 15 bashkive, pa iu përgjigjur kërkesës së qytetarëve për shërbime më të afërta dhe administratë vendore më funksionale dhe pa dëgjuar zërin e tyre që e kundërshtojnë fuqishëm këtë plan.

Ksamili i ka të gjitha kapacitetet për të qenë bashki. Ka një ekonomi të zhvilluar, të ardhura të konsiderueshme nga aktiviteti ekonomik dhe turizmi, potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi, një komunitet të madh banorësh dhe një peshë të rëndësishme në ekonominë e jugut të Shqipërisë.

Një Ksamil me bashki më vete do të thotë vendimmarrje më pranë qytetarit, përgjegjësi më e drejtpërdrejtë, shërbime më të aksesueshme dhe mundësi më të mëdha për të menaxhuar vetë potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj zone.

Vullneti i qytetarëve duhet të dëgjohet dhe të respektohet!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.