Heshtja e Ramës në OKB për Kosovën/ Bardhi: Histori e turpshme që s’duhet të kalojë në heshtje!

Për kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, Edi Rama po e përdor Kosovën për propagandë ditore, pas heshtjes së këtij të fundit në OKB, lidhur me dënimin e ish udhëheqësve të UÇK.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se kur bëhet fjalë për Kosovën, nuk mjaftojnë deklaratat për konsum politik ditor. Sipas tij, me rëndësi është qëndrimi i qartë i Shqipërisë dhe mbështetja konkrete në institucionet ndërkombëtare.
‘Kjo është një histori e turpshme që nuk duhet të kalojë në heshtje’, përmbyll reagimin e tij Gazment Bardhi.
Bardhi: Edi Rama e përdor Kosovën për propagandë ditore, por kur vjen puna te qëndrimet në institucionet ndërkombëtare, fjalët mungojnë. Gjatë diskutimeve në OKB, Edi Rama nuk e përmendi asnjëherë Kosovën, UÇK-në apo liderët e saj.
Kur bëhet fjalë për Kosovën, nuk mjaftojnë deklaratat për konsum politik ditor. Ajo që vlen është qëndrimi i qartë i Shqipërisë dhe mbështetja konkrete në institucionet ndërkombëtare.
Kjo është një histori e turpshme që nuk duhet të kalojë në heshtje.
Lexo edhe
POLITIKE
Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 11 majit, PD kërkon nisjen e procedurave: Vendimi i Kushtetueses është detyrues

Nga NATO te misionet në Afganistan dhe Jeruzalem, kush është Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-së në Shqipëri

Ambasadori i ri në Tiranë, Ambasada Amerikane: Çojmë përpara përparësitë e administratës Trump

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit Eric Wendt: SHBA do japë ndihmë substanciale për çmontimin e narkoshtetit

Xhixho: 400 miliardë lekë në vit në ndërtim, nga vijnë këto para?

Berisha: Foltoret e Ripërtëritjes në Vlorë dhe Elbasan dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe...

Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në

“U emërua në atë post jashtë çdo kriteri”, Berisha për skandalin e SHISH-it: Vlora Hyseni është kthyer për t’u dhënë reston bashkëpunëtor...





